Prorektori për Bashkëpunim dhe Projekte

Zyra për Bashkëpunim dhe Projekte

 

Zyra për Bashkëpunim dhe Projekte synon që të vazhdoj bashkëpunimin ndërkombëtarë të Kolegjit Heimerer me partnerë të ndryshëm të sektorit akademik dhe profesional. Përmes projekteve të ndryshme, kjo Zyrë tenton që të ofroj mundësi të reja për zhvillim/avancim të vazhdueshëm të njohurive, shkathtësive dhe kompetencave për stafin akademik dhe studentët e Kolegjit. Për më shumë, ZBNP synon zgjerimin e ofertës se studimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve dhe njëherësh adaptimin e metodave më të reja në fushat shkencore përkatëse të aplikuara nga institucionet me të avancuara evropiane, në veçanti.

Kjo zyrë vepron në koordinim të plotë me Bordin Drejtues, Prorektorin për Mësim, Dekanët e Programeve Akademike, dhe punëtoret shkencor. Poashtu, ajo shërben si ure lidhëse në mes të Kolegjit dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke siguruar përfaqësimin sa më të denjë dhe integrimin në iniciativat/aktivitetet përkatëse ndërkombëtare.

Një roli i veçante i ZBNP-se është përkthimi i nevojave dhe objektivave të Kolegjit në projekte konkrete. Stafi përkatës i kësaj Zyre hulumton dhe mbledh informatat përkatëse rreth burimeve të nevojshme për realizimin e atyre projekteve, si dhe mundësive ekzistuese të financimit të ofruara nga donatore vendor dhe të huaj. Ne bashkëpunim me ekspertët e fushave përkatëse, kjo zyre përgatit dokumentet përkatëse për aplikim tek donatoret e ndryshëm.

Në mënyre që të arrihen synimet e lartpërmendura, ZBNP është në kërkim të vazhdueshëm të formave të bashkëpunimit me partner ndërkombëtarë, si liderë apo edhe partner përkrahës i konzorciumeve të ndryshme ndërkombëtare.

Prorektori për Bashkëpunim dhe Projekte

PhD.Cand. Adnan Hoxha

adnan.hoxha@kolegji-heimerer.eu
Adnan Hoxha është i angazhuar në cilësinë e Prorektorit për Bashkëpunim dhe Projekte. Ai vjen me një përvojë të suksesshme në përpilimin dhe menaxhimin e projekteve në sektorin publik, respektivisht projekteve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë sikurse Komisioni Evropian (IPA II), UNDP, GIZ, etj., me synim hartimin e politikave me efektive për zhvillimin e sektorit privat (industrial).

Krahas punës disa vjeçare në sektorin publik, z.Hoxha ka ligjëruar në institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë në Kosovë lëndët sikurse Matematika (Para-kalkulus), dhe Metoda Sasiore të Kërkimit dhe Metodologjia e Hulumtimit, respektivisht.

z.Hoxha ka qenë poashtu i angazhuar në përpilimin, koordinimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme të kërkimit lidhur me çështje (kryesisht politiko-ekonomike),  të ndryshme shoqërore përderisa ishte pjesë e sektorit të shoqërisë civile.

Poashtu, z.Hoxha ka qenë i angazhuar edhe në organizata të huaja sikurse Shkolla e Biznesit SKEMA në France si dhe ZNC (ICO) në cilësinë e publikuesit dhe monitoruesit të mediave.

Hoxha është PhD kandidat në Gjermani dhe Turqi, ne fushën e shkencave të inovacionit dhe ekonomiks. Paraprakisht, z. Hoxha ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Biznes dhe Ekonomiks në Shkollën e Biznesit SKEMA, në Sofia Antipolis, Francë, si bursist i Komisionit Evropian. Paraprakisht, ka fituar diplomën Baqelor i Shkencave në Ekonomiks dhe Menaxhment, Politika Publike, nga Instituti i Teknologjisë së Roqester-it (RIT), NJ, SHBA.

Hoxha është autor i disa punimeve shkencore dhe artikujve të ndryshëm rreth çështjeve sikurse tregtia, potencialet ekonomike të Kosovës, etj. Poashtu, ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore jashtë (Itali) dhe në Kosovë.

Çështjet e ndryshme të makroekonomisë sikurse dinamikat në tregun e punës, papunësia strukturore, emigrimi, tregtia e jashtme, por edhe ato mikroekonomike sikurse efektet e reformave/ndryshimeve institucionale në produktivitetin (aftësinë inovuese) e tyre, se bashku me eknomiksin e aplikuar (ekonomiks i shëndetësisë) paraqesin disa prej fushave kërkimore të z. Hoxhes.

Motoja e preferuar e z. Hoxhës është “ndryshmi i mirë sjell dobi/përfitime, kurse ai jo-i-mirë sjell se paku dituri te reja – vazhdo së ndryshuari”.