Programi Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë

Përshkrimi i Programit

Programi Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë është program i iniciuar nga Kolegji Heimerer në bashkëpunim me WBS Expert Solutions me qëllim të ofrimit të arsimit cilësor, karrierës profesionale dhe punësimit ekskluziv për studentët që kanë studiuar ose studiojnë Shkencat Shëndetësore Infermierore.

Arritja e këtij qëllimi mundësohet përmes ofrimit të një programi komplementar studimor nga fusha e infermierisë, praktikës profesionale me standarde evropiane, programi studimor të gjuhës gjermane dhe marrjes së licencës së punës në Kosovë dhe në Gjermani.

Ndryshimet e mëdha demografike në Evropë e kanë rritur nevojën për profesionistë shëndetësorë, prandaj Kolegji Heimerer dhe WBS Expert Solutions kontribuojnë që klinikat gjermane të kenë personel të kualifikuar dhe profesional, duke mundësuar kështu ofrim të shërbimeve shëndetësore të cilësisë së lartë.

Që në fillim të programit, studentëve u garantohet  lidhja me punëdhënës ndërkombëtarë dhe në partneritet me ta garantohet realizimi i suksesshëm i këtij programi.

 

Programi Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë zgjatë prej 12 deri në 18 muaj. Brenda kësaj periudhe, programi do t’ju mbështetë dhe përgatitë t’i:

  • ndiqni kurset intensive të gjuhës gjermane deri në nivelin B2
  • nënshtroheni testimit për secilin nivel gjuhësor dhe të licencoheni për gjuhë profesionale shëndetësore nga TELC
  • mbani modulet shtesë profesionale në teori në fushën e infermierisë dhe kujdesit
  • mbani modulet shtesë profesionale në praktikë në fushën e infermierisë dhe kujdesit
  • merrni licencën e punës në Kosovë dhe Gjermani
  • merrni njohjen e diplomës në Gjermani
  • nënshkruani kontratë pune me punëdhënësin gjerman
  • ndiqni procedurat për aplikim për vizë pune në Gjermani
  • përgatiteni për fillimin e punës dhe integrimin në shtetin gjerman

 

Secili studentë, që shprehë interesin të jetë pjesë e programit, njoftohet me punëdhënësit potencialë, ku në faza të caktuara të programit i ofrohet edhe mundësia e përzgjedhjes së punëdhënësit.

Me nënshkrimin e kontratës së parë të punës, studenti/i diplomuari (punëmarrësi) merr përsipër obligimin të mos e ndërrojë dhe mos e ndërpresë këtë kontratë pune brenda periudhës kohore 2 vjeçare. Pastaj, secili është i lirë të ri-negociojë kushtet dhe vazhdimin e  kontratës, ose të gjejë punëdhënës të ri.