Përshkrimi

Kolegji “Heimerer” ka kënaqësinë të ju ftoj për pjesëmarrje në Simpoziumin e 8-të të Shkencave Shëndetësore.  Edhe këtë vit, komiteti jonë është përkujdesur për të siguruar një program të larmishëm për zhvillimin profesional.

Objektivi i përgjithshëm i Simpoziumit është të kontribuojë në fushën e Shkencave Shëndetësore dhe gjithashtu të synojë forcimin e ndërlidhjës së pjesës praktike me pjesën teorike.  Në kuadër të objektivave të përgjithshëm, objektivat kryesore të këtij Simpoziumi janë:

  • Të bashkojë profesionistë të njohur, ekspertë dhe gazetarë nga vende të ndryshme për të diskutuar sfidat dhe problemet e Fushës së Shkencave Shëndetësore nga perspektiva të ndryshme;

 

  • Të krijojë një forum diskutimi ku theksi do të bie mbi politikat potenciale për përmirësimin e gjendjes aktuale të kësaj fushe, si dhe paraqitjen e ideve të ndryshme në mënyrë që të kuptohet sa më mirë rëndësia e Fushës së Shkencave Shëndetësore duke ndarë rezultatet e kërkimeve shkencore, metodave dhe strategjive;

 

  • Të nxisë bashkëpunim mes politikëberësve dhe hulumtuesve në mënyrë që të përmirësohet Fusha e Shkencave Shëndetësore;

 

  • Të kontribuojë në përmirësimin dhe ngritjen e vetëdijësimit për rëndësinë dhe sfidat e Fushës së Shkencave Shëndetësore;

 

Simpoziumi është planifikuar të mbahet në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, me 22 dhe 23 Shtator 2017 të vitit 2017.

 

Dorëzimi i abstrakteve:

Ftoheni të dorëzoni abstraktet tuaja në mënyrë elektronike në email adresën:

Abstraktet@kolegji-heimerer.eu .

 

Abstrakti duhet të përmbajë:

  • Titullin e Prezantimit;
  • Autorët dhe Afiliacionin;
  • Hyrja (duke përfshirë pyetjen hulumtuese);
  • Metodologjia;
  • Rezultatet;
  • Diskutimi (duke përfshirë implikimet praktike).

 

Shënim:

  • Abstrakti nuk duhet të jëtë më i gjatë se 400 fjalë;
  • Tregoni llojin e prezantimit (shkruaj prezantim poster ose prezantim oral në krye të dokumentit);

Pjesëmarrja:

15 euro – pjesësmarrës pasiv

20 euro – pjesësmarrës aktiv

 

Data të rëndësishme:

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 15 Gusht, 2017

Lajmërimi për pranimin e abstrakteve: 15 Shtator, 2017

Afati i fundit për regjistrimin e pjësëmarrësve në Konferencë: 20 Shtator, 2017

Regjistrimi:

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të shkruajnë në email adresën:

info.simpoziumi@kolegji-heimerer.eu

 

 

Kliko linkun më poshtë për të shiquar Agjendën e Simpoziumit:

 

 

 

Kliko linkun më poshtë për të shiquar Librin e Abstrakteve:

 

 

 

Kliko linkun më poshtë për të shiquar Fituesit e Simpoziumit:

 

 

 

Kliko linkun më poshtë për të shiquar Përmbledhjen e Simpoziumit: