Lansohet posta elektronike për të gjithë studentët

Lansohet posta elektronike për të gjithë studentët

Të nderuar studentë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se është lansuar Sistemi i Postës Elekrtonike për të gjithë studentët.

Kjo mundëson që tash e tutje, të gjithë studentët të kenë mundësi të kyçen në email zyrtar të kolegjit, emri.mbiemri@stud.kolegji-heimerer.eu.

Ky projekt ju ofron studentëve dhe profesorëve komunikim më të shpejtë, chat (hangout), kalendar dhe shumë mundësi tjera.

Tash e tutje, edhe komunikimi mes studentëve dhe profesorëve do të bëhet përmes emailit zyrtar.

Linku për kyçje: www.gmail.com ose mail.kolegji-heimerer.eu

Për pyetje shtesë, drejtohuni tek shërbimi i studentëve.