Kampusi dhe Infrastruktura

Kampusi

Kolegji Heimerer ka ndërtuar Kampusin e RI në Prishtinë me një infrastrukturë moderne, e cila i plotëson nevojat e studentëve, si dhe të stafit akademik dhe joakademik.

Kampusi i RI ka një hapësirë prej 6000 m2 dhe është i paisur me salla dhe laboratore moderne, të cilat mundësojnë zhvillimin e mësimit me standarde të larta.

 

 

 

 

 

 

 

Biblioteka

Biblioteka funksionon si pjesë Kolegjit Heimerer, si dhe posedon infrastrukturë ndërkombëtare në të gjithë hapësirën e punës dhe të shërbimeve. Biblioteka e Kolegjit Heimerer bashkëpunon me partnerët e saj vendor dhe ndërkombëtarë të edukimit, gjë që mundëson përfitime praktike dhe teknologjike nga përdorimi i bibliotekave ndërkombëtare në organizimin dhe në sistemimin e saj. Biblioteka e Kolegjit Heimerer ofron dy hapësira të veçanta: hapësira ku janë të vendosura librat dhe hapësira e dedikuar për lexim.

 

 

 

 

 

Laboratorët

Laboratorët e Logopedisë, Ergoterapi, Teknik Laboratori dhe Infermieri janë unik dhe modern, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit. Këta laboratorë janë të pajisur me materialet dhe pajisjet e nevojshme për zhvillimin e punës praktike të studentëve të Kolegjit Heimerer.

Poashtu, Kolegji Heimerer ofron edhe Laboratorët për teknologji të informacioneve të cilët ju mundësojnë studentëve vijueshmëri normale në procesin e mësimit, bazuar në faktin që gjatë procesit mësimor çdo studenti i takon nga një kompjuter, poashtu në Kolegjin Heimerer ekzistojnë të gjithë softuerët e nevojshëm për një mbarëvajtje të mirë të punës, mësimdhënies dhe mësimnxënies.

 

 

 

 

 

Përparësi tjetër e pjesës së infrastrukturës së Kolegjit Heimerer është krijimi i hapësirave komode për grupe të vogla studentësh. Përveç kësaj, Kolegji Heimerer ofron kushte komode për këto aktivitete:

  • Punë individuale me studentë.
  • Analizën e punëve praktike
  • Konsultimet individuale për menaxhim projektesh.
  • Praktika nga Infermieri, Logopedi, Ergoterapi, Teknik Laboratori
  • Hulumtime në fushën e shkencave shëndetësore
  • Punë laboratorike që përmban infrastrukturë moderne.

 

 

 

 

Të gjitha sallat janë të pajisura me mjetet më të përshtatshme të punës si smard board, flip charts, overhead projectors etj.

 

Në kampusin e Kolegji Heimerer janë të integruar edhe sistemi i kamerave për monitorim në gjithë objektin, i cili mundëson sigurinë e plotë të punës dhe individit në objekt. Poashtu, Kolegji Heimerer
ofron edhe transportin me autobus për studentët, si dhe ofron parking të mjaftueshëm për studentët, bashkëpunëtorët dhe mysafirët.