Instituti IJEL-ASHI

Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri (IEJL-ASHI)

Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri (IEJL-ASHI) u themelua me qëllim të ballafaqimit dhe gjetjes së zgjidhjeve karshi çështjeve dhe problemeve urgjente në fushën e shëndetësisë dhe infermierisë në vendet e Evropës Juglindore.

. Qëllimet e Institutit janë:

  • Të mbështesë zhvillimin dhe forcimin e shkencave shëndetësore dhe infermierore ne hapësirën e Evropës Juglindore duke mbështetur Institucionet Universitare si dhe duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar aktivitetin e saj me institucione të tjera që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë fushë.
  • Të mbështesë zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të edukimit profesional, atë universitar dhe pasuniversitar ne lëmit shëndetësore, në bashkëpunim e bashkëveprim me institucionet përkatëse të arsimit të mesëm dhe atij të lartë nëpërmjet, ndër të tjerash, integrimit të eksperiencës së studiuesve dhe specialistëve të saj me atë të institucioneve te vendeve përkatëse në mësimdhënie, në transferin teori-praktikë, në përgatitjen e kuadrit profesional dhe teksteve shkollore, dhe në nxitjen e botimeve të tilla si artikuj shkencorë, komente, perspektiva dhe raporte shkencore.
  • Të ofrojë konsulencë shkencore dhe bashkëpunim për organizma shtetërore apo private sipas marrëveshjeve përkatëse të lidhura me këto të fundit.
  • Të nxis dhe të lehtësojë bashkëpunimin nderdiscilplinar ndërmjet studiuesve te Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore kudo që ndodhen nëpërmjet krijimit apo lehtësimit të komunikimit në forma të ndryshme.
  • Të organizojë trajnime me tematika të ndryshme të karakterit shkencor apo kualifikues.
  • Të ndihmojë në krijimin e një mjedisi bashkëpunimi me institucione të ngjashme të vendeve të rajonit, të vendeve te Evropës së Bashkuar dhe me gjerë, për të kontribuar në zhvillimin e shkencës si dhe për krijimin e një fryme dialogu dhe mirëkuptimi mes shoqërive përkatëse, nëpërmjet debatit, takimeve bilaterale apo multilaterale, dhe organizimit të aktiviteteve shkencore të përbashkëta.
  • Të mbështes dhe zhvilloi promovimin e shëndetit përmes aktiviteteve integruese dhe multidiscilplinare te të gjitha kategoritë sociale.

 Për t’i përmbushur qëllimet e saj, Instituti do të ndërmarrë këto aktivitete të poshtëshënuara:

  • Aktivitete mbështetëse shkencore ne partneritet me Institucionet Universitare, duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar ketë aktivitet me institucione të tjera që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë fushë.
  • Iniciativa mbështetëse, multidisciplinare ne zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të edukimit profesional, atë universitar dhe pasuniversitar ne lëmit shëndetësore ne kuadër te iniciativave dhe projekteve te përbashkëta multilaterale
  • Nisma mbështetje në bashkëpunim e bashkëveprim me institucionet dhe profesionet përkatëse të arsimit të mesëm dhe atij të lartë nëpërmes:
  1. a) Integrimit të eksperiencës së studiuesve dhe specialistëve të saj me atë të institucioneve te vendeve përkatëse në mësimdhënie, praktika, vizita, etj,
  2. b) Në transferin teori-praktikë,
  3. c) Në përgatitjen e kuadrit profesional,
  4. d) Teksteve shkollore,
  5. e) Në nxitjen e botimeve të tilla si artikuj shkencorë, komente, perspektiva dhe raporte shkencore.
  • Konsulencës Bashkëpunim për Institucionet shtetërore apo private sipas marrëveshjeve përkatëse kooperuese.
  • Aktivitete shkëmbyese shkencore me qellim avancimi e bashkëpunimi ndërmjet studiuesve te Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore nëpërmjet krijimit, nxitjes dhe lehtësimit të komunikimit modern (Forumeve shkencore, etj.), inicimin dhe koordinimin e urave ndërlidhëse e te ngjashme.
  • Trajnime me tematika të ndryshme interdisciplinare të karakterit shkencor dhe kualifikues.
  • Organizimin e një mjedisi bashkëpunues me institucione të ngjashme të vendeve të rajonit, të vendeve te Evropës së Bashkuar nëpërmes iniciativave të përbashkëta,
  • Inicimin dhe organizimin e debateve, takimeve bilaterale dhe multilaterale si dhe aktiviteteve dhe formave shkencore te përbashkëta për të kontribuar në zhvillimin e shkencës dhe për krijimin e një fryme dialogu dhe mirëkuptimi mes shoqërive përkatëse.
  • Aktivitete integruese për të gjitha kategoritë sociale ne mbështetjen dhe zhvillimin e preventives dhe promovimit te shëndetit.