Mirë se vini në

Kolegjin Heimerer

Z.Petrit Beqiri – Drejtor Ekzekutiv

Përshëndetje dhe faleminderit shumë që keni zgjedhur Kolegjin Heimerer, një institucion Gjermano Kosovar për Arsim, Karrierë dhe Shëndetësi me programe studimi dhe unike, me staf akademik të përzgjedhur vendor dhe ndërkombëtarë dhe një objekt të ri dhe modern,  për të bërë rrugëtimin tuaj më të rëndësishëm të jetës, atë të pajisjes me dije dhe shkathtësi për tu përballur me sfidat e jetës dhe karrierës, që pasojnë pas studimeve.

Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që të Ju përkrahim në të gjitha lëmitë, që Ju të jeni sa më të suksesshëm gjatë studimeve tuaja dhe në karrierën profesionale, pas studimeve.

Ne, në Kolegjin Heimerer, studentin e kemi në qendër.

Zhvillimi juaj profesional dhe suksesi gjatë dhe pas studimeve, janë motivuesit kryesorë për ne. Do të bindeni se viteve të rrugëtimit të përbashkët do të keni kujdesin më të mirë, ligjëratat dhe seminaret me interaktive të ofruara nga profesorët më të përzgjedhur, aktivitetet më të ngjeshura jashtëkurrikulare dhe mundësitë e shumta për studime dhe punësim jashtë vendit, gjithmonë duke pasur edhe përkushtimin dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim.

Me këtë rast, është kënaqësi e jona të punojmë së bashku që të arrijmë qëllimet, duke ju ofruar:

  • Ligjërata me profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë
  • Punë praktike në Kosovë dhe EU
  • Kurse të Gjuhës Gjermane
  • Angazhim në Aktivitete Hulumtuese
  • Pjesëmarrje në Simpoziume dhe Kongrese
  • Vizita Studimore
  • Punësim në Gjermani
  • Angazhim në Aktivitete jashtë-kurrikulare

Kolegji Heimerer

Programet e Studimit

Infermieri BSc

Programi Bachelor Infermieri e Përgjithshme përgatitë infermierë për realizimin profesional dhe të specializuar të kujdesit shëndetësor që i përgjigjet zhvillimit aktual të shkencës mjekësore, përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në mjekësi dhe zotërimit të kompleksitetit dhe vështirësive të metodave diagnostike dhe trajtimit.

Lexo më shumë …

Shkenca Shëndetësore Terapeutike

Profili BSc Logopedi

Logopedia është profesion i ri shëndetësor në Kosovë, e cila merret me vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve dhe të rriturve të cilët kanë lloje të ndryshme të problemeve në të folur, gjuhë dhe komunikim, me ata të cilët kanë vështirësi në gëlltitje, si dhe në shkrim e lexim.

 

Lexo më shumë …

Shkenca Shëndetësore Terapeutike

Profili BSc Ergoterapi

Ergoterapia është profesion i ri shëndetësor në Kosovë, e cila ka të bëjë me rikthimin e funksioneve tek personat me aftësi të kufizuara ose me nevoja të veçanta nëpërmjet përfshirjes së tyre në aktivitetet e jetës së përditshme, ku klienti/pacienti është gjithmonë në qendër..

Lexo më shumë …

Shkencat Shendetesore Diagnostike

Profili Teknik Laboratorit

Programi  Shkencat Shëndetësore Diagnostike, specializimi Teknik i Laboratori mundëson arritjen e njohurive dhe aftësive të cilat janë në përputhje me kërkesat e testeve klinike moderne që përdoren për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të njeriut. Është e nevojshme që vazhdimisht, të zhvillohen specializime shkencore dhe profesionale, në mënyrë që të aplikohen njohuri dhe teknologji të reja. Një ekspert i këtij profili është i kualifikuar për të punuar në procedurat komplekse analitike në diagnostikën mjekësore laboratorike.

Lexo më shumë…

Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri

Programi i studimeve Bachelor Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri u mundëson të diplomuarve të kenë kualifikim profesional pedagogjik shëndetësor infermieror dhe arritjen e gradës shkencore Bachelor. Promovimi i shëndetit i kontribuon vazhdimisht ngritjes së vetëdijes së popullatës me qëllim përmirësimin dhe pasjen në kontroll të shëndetit të tyre, duke filluar nga sjelljet personale, për të vazhduar në rrethin social dhe mjedisor.

Lexo më shumë…

MSc Menaxhim i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore

Sektori i kujdesit shëndetësor në Kosovë, por edhe në botë, aktualisht i është nënshtruar një faze të ndryshimit dhe rikonstruksionit të shpejtë. Përballimi i sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi shëndetësor, si:

  • ndryshimet demografike
  • zhvillimet në teknologjinë mjekësore
  • presionet për të ulur koston dhe përmirësuar efektshmërinë

E gjithë kjo është e mundur vetëm me menaxherë dhe liderë të mirë-kualifikuar dhe profesionalë

Lexo më shumë…

Nëse dëshironi që vazhdimisht të informoheni rreth ngjarjeve që ndodhin në Kolegjin Heimerer, ju lutem lini emailin tuaj këtu!

Ne ndërtojmë të ardhmen tuaj profesionale

Bëhu pjesë e jona tani!