Aktivitetet

Pjesëmarrja në Konferenca Ndërkombëtare

 

Studentët e zyrës për hulumtime përpos shumë kongreseve dhe simpoziumeve në Kosovë ata marrin pjesë edhe në konferenca ndërkombëtare në mbarë Europën siç janë :

  • International Education Conference.Venice, Italy
  • World Congress of the International Association of Logopedics and Phoniatrics
  • International Conference on New Advanced Methodologies and Techniques in Scientific Research International Academic Business Conference Venice, Italy
  • International Conference on Social Sciences Sofia Bulgaria
  • International Conference on Social Sciences. Dubrovnik , Croatia
  • World congress of the International Association of Logopedics and Phoniatrics. Dublin ,Irleand

Workshops

 

Realizimi i workshopeve është një nga aktivitetet më të rëndësishme që anëtarët e zyrës për hulumtime mund të realizojnë në bashkëpunime si me shkencëtar vendor poashtu edhe me shumë shkencëtar ndërkombëtar.

Klubi i Debatit

 

Klubi i Debatit realizohet për t’u ofruar studentëve një shembull të mirë të diskutimit të mirëfilltë i cili bazohet në fakte, duke u parafrazuar në një mënyrë shumë të thjesht dhe të kuptueshme. Debati ka për qëllim që të avancoj diskutimin shkencor në mesin e studentëve duke ofruar shkathtësi më të mira komunikimi. Gjithashtu, më e rëndësishmja është që ky debat të i mësojë studentët mbi kulturën e debatit dhe mbi rëndësinë e mbështetjes së fjalëve në fakte duke nxitur mendimin kritik.

Temat e debatit do të përzgjidhen nga anëtarët e Zyrës për Hulumtime duke u bazuar gjithmonë në temat të cilat shfaqi interes të veçantë nga shumë profesionist dhe një temë e cila zgjon kureshtje për të gjithë ne. Por ne jemi gjithmonë të hapur për çdo propozim temash relevante nga ju studentë.

Debatin formal e dallon nga ai jo formal përmes tri karakteristikave:

  • Tema
  • Gjykatësi
  • Koha e limituar

Formati i debatit do të jetë “BP” i cili do të zgjatë 1:15 minuta, koha do të jetë e barabartë për secilin pjesëmarrës për të argumentuar dhe shprehur mendimin e tij.

 

Kush jemi ne ?

Ne jemi një grup i studentëve të Kolegjit Heimerer, që kemi për synim studimet kualitative, organizimin e ngjarjeve të cilat janë në dobi të studentëve duke ju ofruar përvoja të mjaftueshme dhe efikase që do të na shërbejnë gjatë praktikës tonë. Debati ndihmon zgjerimin e njohurive tona të përgjithshme, ndihmon përgatitjen për tregun e jashtëm dhe çdo përballje tjetër qoftë në formë të debatit, qoftë në formë të ligjërimit. Debati bëhet që ti sjell shoqërisë një të mirë, në rastin tonë bëhet për ne studentet, kjo e mire e cila na vjen në formë të debatit duhet të përmbaj një qëllim i cili duhet të mbrohet përmes argumenteve.

Objektivat:

1.Të aftësohemi për të kuptuar dhe komunikuar në forma të ndryshme e ti argumentojmë ato.

2.Të aftësohemi për të analizuar raste kontroverse, që të zgjedhim fakte dhe të bëjmë vlerësimin e tyre.

 

Shfaqja e Filmave

 

Me qëllim të promovimit sa më të mirë të profesioneve si : Logopedia ,Ergoterapia, Infermieria dhe Teknik Laboratori , Zyra për hulumtime organizon shfaqjen e shumë filmave në objektet e Kolegjit Heimerer.  Tematika e filmave të shfaqur do të bazohet në profesionet përkatëse.  Pas shfaqjes së çdo filmi do të pasoj një debat ku përpos studentëve të pranishëm do të jenë edhe profesorët.

 

Gara për hulumtimin më të mirë

 

Një nga organizimet kryesore të Zyrës për hulumtime është edhe organizimi i një gare hulumtuese. Gara hulumtuese realizohet në atë mënyrë që të u mundësoj studentëve realizimin e një hulumtimi shkencorë në grupe të vogla nga 5 ose 6 anëtarë. Qëllimi kryesorë i garës është të rrisë nivelin dhe shkathtësitë kërkimore hulumtuese. Pas realizimit të hulumtimit shkencorë studentët duhet të përgatisin një prezantim i cili i ka për qëllim rritjen e aftësive komunikuese të grupit të studentëve dhe do të shfaqet para jurisë profesionale të Kolegjit Heimerer. Hulumtimi dhe Prezantimi më i mirë do të shpërblehet nga Zyra për Hulumtime dhe Kolegji Heimerer.

 

Shënimi i ditëve ndërkombëtare të profesioneve

 

Studentet aktiv në zyrën për hulumtime do të kenë mundësinë të ndihmojnë të organizojnë ngjarje të ndryshme siç janë ditët ndërkombëtare për profesionet e tyre përkatëse , këto ditë shënohen me qëllime te promovimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për profesionet e tyre. Studentëve do t’u ofrohet mundësia të hartojnë fletushka për këshillim të qytetarëve, ligjërata vetëdijësuese për profesionistët e Qendrave të kujdesit primar , sekondar dhe terciar gjithashtu edhe në shumë shkolla dhe qendra tjera.

Sukseset

 

Përveq pjesëmarrjës në konferenca të ndryshme si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, studentët tanë u shpërblyen me shumë çmime të ndryshme duke ngritur kështu  cilësinë e Kolegjit tonë. Më poshtë janë të radhitura çmimet e fituara:

  • Vendi i parë në Kongresin Ndërkombëtarë të Shkencave Shëndetësore KISCOMS 4;
  • Vendi i dytë në Kongresin Ndërkombëtarë të Shkencave Shëndetësore KISCOMS 5;
  • Vendi i tretë në Simpoziumin Ndërkombëtarë të Shkencave Shëndetësore;
  • Vendi i parë Poster Prezantim në Kongresin e 20-të për Shëndetin e Adoleshentëve IAAH;
  • Vendi i tretë Poster Prezantim në Kongresin e 20-të për Shëndetin e Adoleshentëve IAAH;
  • Vendi i parë për Poster Prezantim në Simpoziumin e Shtatë Ndërkombëtarë për Shkenca Shëndetësore;
  • Vendi i tretë për Poster Prezantim në Simpoziumin e Shtatë Ndërkombëtarë për Shkenca Shëndetësore;
  • 15 punimet më të mira në ECDP në Lausanë;
  • 5 punimet më të mira në SIG5 Finlandë.