Zyra për Praktika

Zyra për Praktika në Kolegjin Heimerer koordinon pjesën praktike për programet: Infermieri e Përgjithshme, Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale në Infermieri ( PPSH – FPI), Logopedi, Ergoterapi, Teknik Laboratori dhe Master në Menaxhimin e Institucioneve Shëndetësore. Ky department është përgjegjës për lidhjen e marrëveshjeve të  bashkpunimit me institucione shëndetësore dhe arsimore (publike dhe private), rehabilituese, OJQ, etj.

Koordinatori për Praktika udhëheqë me Departamentin për Çështje Praktike. Gjithashtu, secili program ka edhe udhëheqësin e saj të praktikave.

Secili student ka të drejtë të përcaktohet për vendin dhe institucionin se ku do ta realizoj pjesën e Praktkës Klinike.

Koordinatorja për Praktika

Afërdita Mustafa

aferdita.mustafa@kolegji-heimerer.eu