Aktivitetet Studentore

Aktivitetet Studentore

Ne besojmë që shkolla është jo vetëm një institucion arsimor në kuptimin tradicional, por edhe një institucion që mbështetë zhvillimin e interesave të përgjithshme të studentëve tanë. Edhe pse arsimimi akademik në Kolegjin Heimerer luan një rol primar dhe vendimtar sa i përket dhënies së njohurive dhe zhvillimit të kompetencave profesionale, për ne me rëndësi të veçantë janë edhe ofertat dhe modulet jashtë-kurrikulare. Në kuadër  të Zyrës për Mbështetjen e Studentëve, Kolegji Heimerer u ofron studentëve të vetë edhe mundësi pjesëmarrjeje në aktivitete të ndryshme që japin hapësirë për shpalosje të kreativitetit dhe pjesëmarrje grupore në hobit e tyre, gjë që i kontribuon lidhjes emocionale të studentëve me institucionin, njohjes edhe me studentët e programeve të tjera brenda Institucionit dhe mundësi për zgjerim të shoqërisë dhe miqësisë.

Kurset e gjuhës gjermane

Studentët tanë, përveç që i përgatisim nga ana profesionale, metodologjike dhe didaktike për tregun e punës, ata i përgatisim edhe me kompetenca gjuhësore. Gjatës studimeve, Kolegji Heimerer, përveç moduleve kurrikulare të gjuhës angleze dhe gjermane, ofron edhe kurse shtesë të gjuhës gjermane për të gjithë të interesuarit, kurse të bazuara në Goethe-Kornizën e Referencës për Kompetencat Gjuhësore (Goethe-Referenzrahmen für Sprachkenntnisse), që ofrohen në nivelin A1, A2 dhe B1.

Kopshti i Gjeneratave

Kopshti i Gjeneratave është një nga aktivitetet që është pjesë e traditës së Kolegjit Heimerer vit pas viti. i filluar si aktivitet, zhvillohet në formë ceremoniale në ditën e themelimit të Kolegjit Heimerer më 29 mars. Entuziazmi i studentëve është i madh. Disa nga studentët u shprehën që ky aktivitet është mjaft emocionues, që i skalit kujtimet në natyrë, duke i ‘mbjellë’ ato kujtime historike në Kopshtin e Gjeneratave të Kolegjit Heimerer. Vit pas viti, çdo gjeneratë e re e regjistruar në Kolegjin Heimerer, pa marrë parasysh drejtimin e studimeve, me 29 mars e mbjellin pemën e gjeneratës së tyre, për të cilën pastaj kujdesen në vazhdimësi deri në fund të studimeve të tyre.

Këndin e piktorëve të rinj

Këndin e piktorëve të rinj, ky aktivitet mbledh rreth vetes studentë-artistë, që pasion e kanë vizatimin, pikturën dhe artin – e që në Kolegjin Heimerer nuk janë të paktë. Si aktivitet ka filluar në vitin 2015 dhe zhvillohet 1 herë në dy muaj.

Ekspozita “Njihu me Sukseset!”

Ekspozita “Njihu me Sukseset!” është ekspozitë në formë elektronike e fotografive që studentët i kanë mbledhur gjatë aktiviteteve të tyre profesionale dhe humanitare.

Ditët e Dhurimit të Gjakut

Ditët e Dhurimit të Gjakut organizohen 2-3 herë në vit, ku studentët e gatshëm për dhurim të gjakut bashkohen në gjestin më human “dhuro gjak – shpëto jetë”.

Turne Shahu

Turne Shahu  tregon sa shumë të menduar strategjik dhe organizativ gjendet edhe te studentët tanë, me të cilët krenohemi shumë. Është një aktivitet që zhvillohet dy herë në vit, ku me një konkurs të hapur aplikojnë studentë që duan të garojnë dhe në varësi të interesit, organizohen edhe grupet e lojës. Fituesi merr Certifikatë Mirënjohjeje.

Turne Futbolli

Turne Futbolli  edhe ky aktivitet zhvillohet dy herë në vit (pranverë dhe vjeshtë). Studentët organizohen vullnetarisht në ekipe futbolli, që garojnë kundër njëra-tjetrës. Grupi fitues merr kupën e fitores të Kolegjit Heimerer.

Kuize të ndryshme

Kolegji Heimerer organizon aktivitete rekreative edhe me rastin e festave të Fundvitit, ku organizohen kuize të ndryshme nga mjekësia, shkencat shëndetësore dhe terapeutike, letërsia, gjeografia, kuize logjike dhe matematikore, kuize nga kinematografia dhe muzika, imitime dhe këngë, ku fituesit e zhanreve të ndryshme marrim certifikata mirënjohjeje për angazhim.

Dita Evropiane e Logopedisë (6 marsi)

Dita Evropiane e Logopedisë (6 marsi)  është një ditë tejet e rëndësishme për ne! Që nga fillimi i funksionimit të Institucionit tonë, me shumë entuziazëm dhe kënaqësi bashkohemi me fëmijët, prindërit dhe logopedët rajonalë dhe evropianë për shënimin e Ditës Evropiane të Logopedisë, që i jep shtysë përpara promovimit të Logopedisë në Kosovë, duke informuar kështu më hollësisht edhe gjithë qytetarët tanë rreth rolit dhe domosdoshmërisë së logopedëve në shoqëri.

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë (12 maj)

“Infermieria është ART, dhe nëse është e tillë kërkon një parapërgatitje serioze dhe përkushtim të jashtëzakonshëm…” (Florence Nightingale) – për të shënuar këtë ditë, stafi dhe studentët e Kolegjit Heimerer organizojnë kampanja informative rreth rolit të infermierisë duke ofruar shërbime infermierore falas nëpër qendrat kryesore të Kosovës. Përveç kësaj, çdo vit organizohet edhe nga një tryezë diskutimesh me temën e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, që e cakton Këshilli Ndërkombëtar i Infermierisë (International Council of Nurses), në të cilën marrin pjesë të gjithë akterët relevant politikbërës, akterët profesionalë të fushës dhe profesionistët shëndetësorë.

Dita Botërore e Ergoterapisë (27 tetor)

Dita Botërore e Ergoterapisë (27 tetor) shënohet nga Kolegji Heimerer vit pas viti dhe promovon profesionin e ergoterapeutit dhe shërbimet ergoterapeutike, që ndihmojnë klientët/pacientët që kanë humbur aftësinë e përfshirjes së pavarur në aktivitetet e jetës për shkak të ndonjë sëmundjeje a çrregullimi, për shkak të moshës ose nëse aftësia e jetesës së pavarur nuk ka mundur të zhvillohet për shkak të pengesave zhvillimore.

 

Këto programe ne i evoluojmë vazhdimisht dhe i përshtatim dhe azhurnojmë në varësi të kërkesave të studentëve dhe aty ku është e nevojshme. E gjithë kjo bëhet në koordinim me studentët e angazhuar në këto aktivitete