Qendra e Karrierës

Rreth Qendrës së Karrierës

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore ndaj studentëve të  Kolegjit Heimerer dhe ndërlidhes sa më e mirë me tregun e punës, në vitin 2015 Organet udhëheqëse të Kolegjit  Heimerer e kanë parë si shumë të arsyeshme dhe të nevojshme themelimin e një Qendre të Karrierës

Misioni

Misioni i Qendrës se Karrierës (QK- Kolegji Heimerer ) është thellimi i lidhjeve përmes partneriteteve të ndryshme që kanë për qëllim angazhimin e studentëve, këshillimin dhe përkrahjen e mëtutjeshme të tyre.

Qendra e Karrierës është vendi më i mirë që të merrni informatat e nevojshme dhe këshillimet për studime dhe për punësim.

Këshilltarët tanë janë në shërbimin tuaj që t’ju ofrojnë informata mbi punëdhënësit e mundshëm dhe vendet e lira të shpallura sipas fushës së studimit tuaj.

Shërbimet

Qendra e Karrierës ka këto shërbime:

–      Këshillimi dhe trajnimi i studentëve të tanishëm

–      Këshillimi i diplomuarve në gjetjen e vendeve të punës

–      Zhvillimi aftësive komunikuese dhe prezentuese të kërkuara nga tregu i  punës

–      Këshillimi i studentëve që sa më shpejt të përfundojnë studimet

–      Përmirësimi i bashkëpunimit me institucionet relevante dhe biznese të ndryshme

–      Ndërmjetësimi për Praktikë Profesionale

Vende të punës

Përfaqësues institucionesh dhe ndërmarrës, na shkruani  në email adresën tonë: Karriera@kolegji-heimerer.eu që ne të shpallim vende lira të punës për ju.

Të gjithë studentët ftohen të marrin shërbimet e Qendrës së Karrierës

Në shërbimin tuaj, ne rezervojmë kohë për ju.

Rezervo terminin tënd në email adresën: Karriera@kolegji-heimerer.eu

Përfituesit

Trajnimet

Alumni

Stafi