Stafi për Programin Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë

Stafi

Programi Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë i Kolegjit Heimerer udhëhiqet dhe realizohet nga një grup bashkëpunëtorësh specialistë nga fusha e infermierisë dhe specialistë nga fusha e gj.gjermane.

Udhëheqëse e Programit Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë

Bukurije KAMERI, Msc.Cand.

bukurije.kameri@kolegji-heimerer.eu

karriera@kolegji-heimerer.eu

Bukurije KAMERI, Msc.Cand. në Psikologji Organizative dhe BSc. në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane,

Bukurije KAMERI e lindur më 07.06.1975 në Prishtinë, studimet bazike katërvjeçare i kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane dhe pastaj vazhdoi studimet në nivelin Master në Psikologji Organizative. Në kuadër të edukimit të vazhdueshëm të BPB (Bundeszentrale für politische Bildung), Bukurije Kameri u kualifikua në Të Menduar dhe të Vepruar Strategjik si dhe në Planifikim dhe Komunikim Politik.

Bukurije Kameri ka një përvojë afro njëzetvjeçare në menaxhim dhe organizim të ndërmarrjeve. Për 8 vite e ka përfaqësuar Fondacionin Konrad Adenauer  (Fondacioni i CDU-së Gjermane) në Kosovë. Pastaj e ka bashkë-menaxhuar projektin e arsimit fillor në GIZ, projekt i Qeverisë Federale Gjermane. Këtu e ka udhëhequr edhe komponentin e Arsimit për të Rritur dhe Drop-Out.

Për një kohë znj. Kameri ka punuar në DAAD-në gjermane, në WUS Austria, në Institute for Enterprise Management and Engineering – IEME si dhe në Universitetin për Biznes dhe Teknologji.
Është bashkë-organizatore e trajnimeve, seminareve, punëtorive dhe konferencave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Është bashkautor e disa publikimeve, si: Evropa nga A deri në ZH, Një Kushtetutë Evropiane për Kosovën, Doracaku rreth Komunikimit Politik, Effective Cooperation-Sustainable Results / Result-based Monitoring.

Prej vitit 2015 znj. Kameri është bashkëpunëtore e rregullt e Kolegjit Heimerer. Tani znj. Kameri e udhëheqë Programin Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë si dhe i monitoron proceset e brendshme të Institucionit.

 

Koordinatore e Kurseve të Gjuhës

Anna ZHIGOLLI, MSc

anna.zhigolli@kolegji-heimerer.eu

Anna ZHIGOLLI, MSc në Gj.Angleze dhe Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane

Msc. Anna Zhigolli lindur me 28. 04. 1980 ka mbaruar Masterin në studimet për gjuhë angleze ne Universitetin e Slavonikut në Kievë, Ukrainë, pastaj ka vazhduar studimet për gjuhë angleze dhe psikologji në Universitetin e Wupertalit, Gjermani (Bergische Universitaet, Wuppertal). Njekohësisht, Anna Zhigolli  është certifikuar në nivelin C1 për gjuhë gjermane në në Institutin e Goethe.  Ajo ka bashkëpunuar me ‘Peace Corpus  Volunteers’ (Trupat e Paqës) në Ukrainë si instruktore e gjuhës angleze, për promovimin e gjuhës dhe kulturës  angleze.

Që nga viti 2006 Anna jeton dhe vepron në  Prishtinë, Kosovë. Prej vitit 2006 deri në 2016 Anna ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe gjermane, në English Language Centre.

Prej shtatorit 2016 Anna është punësuar si mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe koordinatore e kurseve gjermane në Programin e Arsimit dhe Karrierës në Kolegjin Heimerer, Prishtinë.

 

Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane

Ardiana ABAZAJ, MSc.Cand.

ardiana.abazaj@kolegji-heimerer.eu
Ardiana ABAZAJ, MSc.Cand. në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane,

Ardiana Abazaj lindur me 06. 03. 1993 ka përfunduar katër vite studime në degën e Gjuhës dhe Letërsisë gjermane në Universitetin e Prishtinës. Ardiana për momentin është duke ndjekur studimet poashtu për Gjuhë dhe Letërsi gjermane në programin Master në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2014 Ardiana Abazaj ka përfaqësuar Kosovën në Universitetin e Augsburgut, Mynhen krahas 32 vendeve tjera të botës, në kuadër të bursës së DADD-së (Deutsches Akademisches Austauschdienst), dhe është certifkuar nga ky program.

Me tu kthyer në Kosovë Ardiana Abazaj ka filluar të punojë si mësimdhënse e gjuhës gjermane në sektorin privat. Ajo ka përkthyer vullnetarisht dokumentacione të ndryshme për Qendrën e Arsimit dhe Karrierës  për Universitetin e Prishtinës.

Ardiana Abazaj është certifikuar nga  Deutsche Volkshochschul-Verband e.V. (DVV) (Shoqata e Arsimit të lartë  në Gjermani) për pjesëmarrje në portalin e tyre për mësim të gjuhës gjermane.

Prej tetorit 2016 Ardiana është punësuar si mësimdhënëse e gjuhës gjermane në Kolegjin Heimerer, në  Prishtinë dhe është zyrtare në Programin e Arsimit dhe Karrierës.

Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane

Albulena Shala Çela, BSc

albulena.cela@kolegji-heimerer.eu
Albulenë Shala – Çela BSc. në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

Albulenë Shala-Çela lindur me 26.08.1987 ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës për Gjuhë dhe Letërsi  Gjermane, ajo tani është duke ndjekur studimet për Gjuhë Angleze në Fakultetin e Edukimit.

Albulena ka përvojë në mësimdhënie. Ajo ka punuar deri në qershor të vitit 2015 në Gjimnazin e Drenasit. Ajo poashtu ka përvojë të madhe në përkthimin e dokumenteve të ndryshme.  Prej tetorit 2016 Albulena është e punësuar si mësimdhënse e gjuhës gjermane në Kolegjin Heimerer, në Prishtinë dhe është zyrtare në Programin e Arsimit dhe Karrierës.