Kushtet dhe mënyra e aplikimit

Kushtet dhe mënyra e aplikimit

Që të jeni pjesë e këtij programi, Ju duhet

  • të jeni student i drejtimit të Infermierisë ose të keni diplomë në Infermieri
  • të keni vullnetin që brenda programit të arrini nivelin B2 të gjuhës gjermane sipas standardit GER për gjuhën
  • të përfundoni me sukses të gjitha provimet dhe praktikat që janë të parapara në program
  • të përfundoni me sukses studimet e nivelit Bachelor në Infermieri

Për të aplikuar për regjistrim në Programin Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë ju lutem na e shkruani një email aplikimi në karriera@kolegji-heimerer.eu

Emailit ju lutem ja bashkëngjitni

  • një CV të formatit Europass
  • një letër motivuese
  • dëshmitë e përfundimit të shkollimit tuaj / ID e Studentit
  • dëshmitë e njohurisë së gj.gjermane (nëse i keni)

Pas aplikimit, ju do të ftoheni për një intervistë në Kolegjin Heimerer, ku do të merrni edhe kontratën për pjesëmarrje në program si dhe broshurën informative rreth çdo detaji të programit.

Aplikimi Online për punësim në Gjermani !

Sa kushton Programi?

Programi Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë parafinancohet nga Kolegji Heimerer dhe WBS Expert Solutions, mjete që pastaj kthehen gjatë dy vjeçarit të parë të punës.

Secili pjesëmarrës në program duhet të bartë vetë edhe një pjesë të taksave për njohjen dhe provimin e licencës së punës në Gjermani, që në detaje shpjegohet në broshurën informative, që mund ta merrni në Zyrat e Programit Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë, në Kolegjin Heimerer.