Përshkrimi i programit MSc

Programi Master

Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore

Programi Master Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore, ofrohet nga Kolegji Heimerer me ligjërues të dëshmuar ndërkombëtarë, vendorë dhe nga rajoni, me përvojë të gjerë profesionale. Kjo është një arsye më shumë se pse të diplomuarit tanë janë tejet të kërkuar nga tregu. Arsimi i përshtatur në botën profesionale ofron perspektivë të shkëlqyer në karrierë. Projektet e integruara përgjatë studimeve ju ofrojnë studentëve mundësinë e kontaktit me kompanitë vendore dhe ndërkombëtare, duke ju mundësuar të lënë përshtypje të qëndrueshme me punën dhe aftësitë e tyre.

Studentët zhvillojnë mësimin në grupe të vogla, me mundësinë e angazhimit në projekte hulumtuese. Kështu, ata janë në gjendje të shfrytëzojnë njohuritë e zgjeruara të ofrimit të kujdesit shëndetësor kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe të arrijnë një ekuilibër të përshtatshëm në mes të rëndësisë së ndërlidhur me shëndetin dhe biznesin.

Të diplomuarit në programin e studimeve Master Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore në Kolegjin Heimerer arrijnë të posedojnë nivel të lartë të ekspertizës për të marrë përgjegjësi të larta në sektorin shëndetësor, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.

 

Menaxherët e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore zhvillojnë strategji efikase të menaxhimit të shërbimeve, avancimit të kualitetit dhe zhvillimit profesional të ekipit.

Ata, gjithashtu planifikojnë dhe realizojnë projekte të rëndësishme hulumtuese, me qëllim përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor. Të diplomuarit janë njëherësh edhe gjeneratat e para në rajon që kualifikohen në këtë fushë.