Modulet Specializimi Teknik Laboratatorit

Viti i parë

Shkenca Sociale, 3 ECTS

Nën-moduli:  Shkenca Sociale të Aplikuara, 2 ECTS

Të diplomuarit janë njohur me perspektivat alternativë mbi njerëzit dhe shëndetin. Për të kuptuar multidimensionalitetin e kësaj teme, kërkohet zhvillimi i një të menduari strategjik dhe kompetenca social-komunikative.

 

Nën-modul: Psikologji Klinike, 1 ECTS

Do të jepen njohuritë bazë në fushën e sociologjisë dhe psikologjisë.  Shembuj të këtyre janë sociologjia mjekësore dhe shëndetësore, psikologjia e shëndetit, edukimi shëndetësor, ekonomia e shëndetit dhe politikat shëndetësore.

 

Bazat e Bio-Analizës, 3.5 ECTS

Studentët kanë një njohuri të detajuar të terminologjisë dhe  kimisë bazë e reaksioneve të përgjithshme kimike, që është e nevojshme për të kuptuar proceset biokimike në metabolizmin e trupit të njeriut dhe për reaksionet kimike në kushte laboratorike. Në këtë aspekt, të diplomuarit fitojnë aftësinë për të kryer llogaritjet analitike kimike dhe laboratorike.

 

Nën-modul: Bazat e Kimisë Inorganike dhe Organike, 2.5 ECTS

Klasifikimi i kimisë, termat bazë te kimisë, struktura e lëndës, radioaktiviteti, mbështjellësja  elektronike, nivelet energjetike, tabela periodike, llojet e lidhjeve kimike, elektronegativiteti, reaksionet e oksido-reduktimit, uji, substancat, entalpia, entropia, gjendjet e lëndës, uji si tretës, energjia dhe kinetika, Ligji i Veprimit të Masës, acidet, bazat, aciditeti dhe baziciteti, produkti jonik i ujit, vlera e pH, tretësirë Buffer, neutralizimi, elektrokimia, seritë elektrokimike, elektroliza.

Nën-modul: Stekiometri, 1 ECTS

Sasitë dhe njësitë, llogaritja e gabimit, domethënia, termat bazë të stekiometrisë, ekuacionet e reaksioneve kimike, sasia e lëndës, masa molare, vëllimi molar, llogaritjet e shndërrimeve, llogaritja e formulës molekulare, specifikimi i përqendrimeve të tretësirave, pretendimi alternativë, produkti jonik i ujit, vlera e pH, vlera e pKs dhe pKb, tretësirat Buffer, elektroliza, Ligji i Faradeit.

 

Bazat e Bio-Mjekësisë, 6 ECTS

Të diplomuarit janë të informuar për strukturën bazë të trupit të njeriut dhe për proceset biologjike dhe patologjike që lidhen me të. Ata kuptojnë lidhjet morfologjike dhe funksionale të trupit të shëndetshëm dhe zhvillimin e sëmundjeve. Studentët mësojnë të nxjerrin përfundime laboratorike dhe i shpjegojnë ato bazuar në njohuritë mbi organet riprodhuese, indet dhe qelizat e tyre.

Nën-modul: Bazat e Higjienës, 1 ECTS

Përmbajtja e kursit: Kushtet themelore për higjienën kundër infeksioneve, higjienën e mjedisit dhe epidemiologjinë. Masat për parandalimin e infeksioneve. Infeksionet nozokomiale dhe higjiena e spitalit, higjiena e mjedisit, higjiena e ujit, menaxhimi i mbeturinave.

Nën-modul:  Biologjia  dhe Patologjia e njeriut, 3 ECTS

Përmbajtja e kursit: Bazat e anatomisë dhe fiziologjisë, krahas organeve dhe aparateve. Shkencë bazë e inflamacionit, shkencë e tumoreve, imunopatologjia e përgjithshme. Bazat e sëmundjeve gjenetike, patologjia e përgjithshme e sëmundjeve infektive.

Nën-modul:  Studime të Rasteve të Fiziologjisë, 2 ECTS

Përmbajtja e kursit: Shpjegimet dhe lidhja e funksioneve të organeve të veçanta dhe nxjerrja e parametrave analitike laboratorike të lidhura me përdorimin e tyre si raste studimi. Sistemi kardiovaskular, sistemi gastrointestinal, vecanerisht metabolizmi i karbohidrateve dhe lipideve

Lëngjet Trupore 1, 7 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit janë njohur me proceset biokimike dhe njohin hematopoezen e organizimit. Të diplomuarit i njohin bazat fizike dhe biologjike të mbrojtjes nga radiacioni. Ata e dinë funksionimin e aparateve për matjen e rrezatimit. Si dhe mund të marrin masat e duhura për të mbajtur ekspozimin ndaj rrezatimit sa më ulët për pacientët dhe  personelin.

Nën-modul: Bazat e Biokimisë, 2.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Hidrokarburet / Alkoolet dhe Fenolet / Eteret, Esteret dhe Oksidimi / Aldehidet dhe Ketonet / Acidet karboksilike / Aminet, Acidet Sulfonike / Karbohidratet /Proteinat / Lipidet.

 

Nën-modul: Bazat e Mbrojtjes nga Rrezatimi, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Bazat e fizikës bërthamore dhe fizikës së rrezatimit jonizues, burimet e rrezatimit, bazat e biologjisë së rrezatimit, lëndimet nga rrezatimi, parandalimi dhe zbulimi i tyre, dozimetria, bazat e mbrojtjes nga rrezatimi, pajisjet matëse, monitorimi fizik dhe mjekësor, aksidentet e rrezatimit, ndihma e parë etj.

 

Nën-modul: Kimi Klinike 1, 2 ECTS

Përmbajtja e kursit: Fiziologjia speciale, patofiziologjia dhe parametrat laboratorikë për fushat vijuese: uji dhe metabolizmi i elektroliteve, mikro elementet, metabolizmi acid-bazë, metabolizmi i karbohidrateve, metabolizmi i lipideve, metabolizmi i proteinave, enzimat, metabolizmi i hekurit përfshirë metabolizmin e hemoglobinës, purines dhe pirimidines.

Nën-modul: Hematologji 1, 1 ECTS

Përmbajtja e kursit: Hyrje, funksioni dhe përbërja e gjakut, organet hematopoitik, hematopoiesis, morfologjia dhe funksionet fiziologjike të komponentëve qelizorë, Llogaritja e parametrave të gjakut (përfshirë llogaritjen e  parametrave te ndryshëm të gjakut), ndryshimet në numrin e rruazave të kuqe të gjakut, ndryshimet reaguese në numrin e rruazave të bardha të gjakut, interpretimi i tërësise të rezultateve.

 

Vendosje Klinike I, 2 ECTS

Nën-modul: Punësim në laboratorin e shkollës (50 orë)

Përmbajtja e kursit:  Ushtrime dhe projekte në metodat laboratorike të semestrit, për të zgjeruar kompetencat.

 

Bazat e Informacionit dhe Komunikimit, 1 ECTS

Të diplomuarit kanë kaluar me sukses përmes procesit të formimit të grupit dhe janë të vetëdijshëm për strukturat dhe proceset në programin e diplomimit. Ata i njohin funksionet e rrjeteve të komunikimit teknik, të cilat përdoren specifikisht brenda sektorit të kujdesit shëndetësor dhe mund të perceptojnë ngjashmëritë dhe dallimet midis komunikimit njerëzor dhe atij teknik. Të diplomuarit mund të prezantojnë përmbajtjet e përmendura dhe temat teknike në gjuhën angleze.

Nën-modul: Reflektim mbi Procesin e Mësimnxënies 1 + Njohuri Profesionale

Përmbajtja e kursit: Person-funksion-rol, motivim për formim grupi, ndjekja e metodologjisë mësimore të shkencave të aplikuara në universitet, këshillim me kolegët në lidhje me temat përkatëse të semestrit (mbikëqyrje midis kolegëve ne grup mbi temat akademike). Zhvillimi historik I punës.

 

Diagnostikat Laboratorike – Lëngjet Trupore 1, 7.5 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit janë të vetëdijshëm për procedurat funksionale në procesin analitik. Janë të vetëdijshëm për rëndësinë e para-analizës në marrjen e mostrave dhe mund të përdorin teknika të marrjes së gjakut për mostër.

Nën-modul: Diagnostikat Laboratorike Kimiko-Klinike 1, 3 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Bazat e  logjistikës se  vlerave te matura dhe opsionet e vlerësimit, bazat e

teknikave analitike të ndarjes dhe procedurat fotometrike, hyrje në sigurimin e cilësisë, dokumentimi dhe interpretimi i rezultateve.

Nën-modul: Diagnostikat Laboratorike Hematologjike 1, 3 ECTS

Përmbajtja e kursit: Bazat para-analizë të llogaritjes të parametrave e gjakut, numërimi manual i qelizave, teknikat e ngjyrosjes dhe çngjyrosjes , diferencimi mikroskopik i qelizave normale të gjakut, hyrje në sigurimin e cilësisë, dokumentimi dhe interpretimi i rezultateve.

Nën-modul: Shkenca Laboratorike dhe Mikroskopia, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Fotometri: Hyrje në kushtet kryesore të procedurës funksionale në procesin e analizës: para-analiza, analiza, post-analiza, metodat dhe materialet e analizave, nxjerrja e mostrave, përgatitja e mostrave, ruajtja dhe transportimi, sasitë që ndikojnë dhe faktorët ndërhyrës. Mikroskopi: struktura e një mikroskopi, bazat optike, teknologjia e mikroskopisë.

 

Viti i dytë

Strukturat Molekulare dhe Qelizore, 7 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit kanë  njohuri themelore të sistemeve imunitare specifike dhe jo-specifike, mekanizmat qelizore dhe molekulare dhe roli i sistemit imunitar në sëmundje si tumoret, transplantet, alergjitë, autoimuniteti dhe mungesa e imunitetit. Ata njohin bazat e mekanizmave molekulare të qelizave, gjithashtu kanë  njohuritë  themelore të biologjisë  molekulare dhe gjenetikës.

 

Nën-modul: Gjenetikë  e Përgjithshme dhe Biologji Molekulare, 2.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Bazat e përgjithshme të gjenetikës, rregullat e trashëgimisë, aplikimet diagnostike, hulumtimi dhe zhvillimi, prokurimi i përmbajtjes teknike gjenetike, metodat dhe udhëzimet në gjenetikën njerëzore, teknologjia e gjeneve, bioteknologjia, terapia e gjeneve si edhe bazat ligjore dhe etika e gjenit.

 

Nën-modul: Gjenetika Njerëzore, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Karakterizimi dhe sinteza e kromozomeve njerëzore, çrregullimet kromozomale (mekanizmat e sintezës së çrregullimeve kromozomale numerike e strukturore, dhe shembuj klinike), metodat analitike citogjenetike dhe molekulare-citogjenetike në  teori dhe praktikë , diagnoza prenatale

 

Nën-modul:  Imunohematologjia dhe Mjekësia Transfuzive, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Sistemi AB0 dhe sistemi rezus përfshirë  kontrollin e tyre gjenetik, antigjenet e leukociteve dhe trombociteve, mjekësia transfuzive, anemia hemolitikeautoimune, hemogjenetika mjeko ligjore.

 

Nën-modul: Imunopatologjia, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Specializimi në  bazat me referencë  patogjenezën dhe karakteristikat klinike në  rastin e autoimunitetit, tumorit, transplanteve, infeksionit dhe alergjisë .

 

Praktikat Klinike II, 3 ECTS

Nën-module: Praktika klinike ne laborator (75ore), 3 ECTS

Përmbajtja e kursit: Ushtrime dhe projekte në  metodat laboratorike të semestrit pë r të zgjeruar kompetencat.

 

Informacion dhe Komunikim Ndërkombëtar, 1 ECTS

Përshkrimi i modulit: Studentët mund të komunikojnë menjë ri-tjetrin në gjuhën angleze, në  lidhje me përmbajtjen teknike. Ata kanë vendosur kontakte me studentë  në  vende të tjera të Evropës dhe prezantojnë veten e tyre, statusin e tyre arsimor, si dhe përmbajtjet teknike të fushave molekulare biologjike të aplikimit të diagnozës molekulare laboratorike, në mënyrë direkte, me anë  të platformave elektronike apo rrjeteve sociale.

Nën-modul: Reflektimi mbi Procesin e Mësimnxenies 3                 1 ECTS

Përmbajtja e kursit: Komunikimi dhe konflikti, strategjitë e vetë -trajnimit për temat komplekse, përgatitja për praktikën në  terren, mbikëqyrja e temave përkatëse të semestrit.

 

Diagnostikë  Laboratorike Sistemet Organike dhe Qelizat, 8.5 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit njohin mekanizmat e hematopoiezës në lidhje me organet hematopoietike. Ata mund të dallojnë ndryshimet patologjike në gjakun periferik, palcën e kockave dhe organe të ndryshme. Ata mund të klasifikojnë dhe identifikojnë qeliza hematologjike dhe të organeve të ndryshme. Ata mund të krijojnë kultura nga baktere të ndryshme, parazitët  dhe myku, dhe me anë  të metodave të ndryshme ti izolojnë, riprodhojnë dhe përpunojnë  ato.

 

Nën-modul:Diagnostika Laboratorike Citologjike, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Teknikat e marrjes së qelizave në citologjinë ekstragjenitale dhe gjinekologjike, përpunimi i materialit dhe çngjyrosja, metodat e ndryshme për zbulimin e qelizave patologjikisht të ndryshuara, siç janë procedurat imunocitokimike ose ato molekulare biologjike, profilet fiziologjike të qelizave si edhe ndryshimet beninje dhe malinje. Ripërpunimi i materialeve të ndryshme.

Nën-modul:  Diagnostika Hematologjike Laboratorike 2, 2 ECTS

Përmbajtja e kursit: Përdorimi i analizës së specializuar në  hematologji. Kriteret morfologjike për diferencimin mikroskopik midis parametrave normale të gjakut  dhe atyre patologjike, si psh anemia dhe leukemia etj. Hyrje në  vlerësimin e njollave të palcës kurrizore. Sigurimi i cilësisë , dokumentimi dhe interpretimi i zbulimeve, duke përdorur raste studimi.

Nën-modul: Diagnostika Imunologjike Laboratorike, 2 ECTS

Përmbajtja e kursit: Bazat teorike të metodave analitike imunologjike, përfshirë para-analizën, dokumentimin dhe sigurimin e cilësisë . Teknikat e imunoprecipitimit, imuno-esei, imunofluoreshencës, metoda imunoelektrokimike, teknika e thithjes, etj. Ekzekutimi shembullor i metodave analitike imunologjike, duke përfshirë  dokumentimin dhe zgjidhjen e problemeve.

 

Nën-modul: Diagnostika Mikrobiologjike Laboratorike, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Pajisjet operative, puna sterile, krijimi i kulturës, izolimi, riprodhimi dhe identifikimi i baktereve. Çngjyrosja tipike , kontrolle të lëvizshm risë , identifikimet biokimike dhe imunologjike, përfshirë  kontrollin e rezistencës, bazat aerologjike. Sigurimi i cilësisë , besueshmëria dhe interpretimi.

 

Nën-modul: Diagnostika Laboratorike Parazitologjike dhe Mikologjike, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Klasifikimi për protozoan, helmintet dhe atropodet, patogjeneza e tyre. Rishikimi i përfaqësuesve të përzgjedhur, diagnostikimi i tyre laboratorik klinik, përfshirë  dëshmitë e veçanta. Klasifikimi i mykut, format e rritjes, riprodhimi, aprovimi i materialit në  diagnostikimet laboratorike, përgatitja e preparateve mikroskopike nga kulturat e përzgjedhura fungale me identifikimin mikroskopik.

 

Sistemet Organike dhe Qelizat 2, 7.5 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit kanë njohuri për biologjinë dhe morfologjinë e baktereve dhe qelizave të organeve specifike. Ata njohin metodat për rritjen, izolimin, riprodhimin dhe identifikimin e baktereve të ndryshme. Të diplomuarit mund të përcaktojnë  mikrobet patogjene për modelet e sëmundjeve përkatëse. Ata kanë njohuri për sëmundjet hematologjike dhe profilet mikroskopike të qelizave të tyre.

Nën-modul: Citologji dhe Citopatologji, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Specializim në biologji dhe morfologji të qelizave të organeve specifike, kriteret për ndryshimet beninje dhe malinje në  citologjinë ekstragjenitale dhe gjinekologjike, nomenklaturat, sigurimi i cilësisë .

Hematologji 2, 2 ECTS

Përmbajtja e kursit: Patogjeneza e sëmundjeve të ndryshme të sistemit korrespondues, përfshirë  manifestimet klinike dhe diagnostikimet. Shembuj për këtë  janë anemia, leukemia akute dhe kronike, limfoma, sindromatmieloproliferative, sëmundjet e trombociteve dhe mielomamultiple. Bazat e citometrisë  me fluks.

Nën-modul:  Mikrobiologji, 2.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Bazat e bakteriologjisë , struktura, morfologjia dhe sjellja ngjyrosëse e baktereve, krijimi i kulturës dhe identifikimi i mikrobeve, test bakteriologjik i ujit të pijshëm, kontrolle steriliteti, metoda biologjike molekulare, bakteriologji specifike dhe modelet e sëmundjeve klinike të mikrobeve të përzgjedhura. Bazat serologjike.

Nën-modul: Virologji, 1.5 ETCS

Përmbajtja e kursit: Përkufizimi dhe struktura e viruseve me ADN dhe ARN. Zhvillimi i patogjenitetit, bazat e diagnostikimit të infeksionit dhe imunologjik, viruse të përzgjedhura me procedura diagnostifike të veçanta klinike dhe përkatëse. Dëshmi antigjeni direkte dhe indirekte, dëshmi antitrupi, dëshmi biologjike molekulare e viruseve, shqyrtime rastesh.

 

Metoda e Hulumtimit Shkencor               , 3 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit kanë njohuri të koncepteve themelore të praktikës shkencore të punës, dhe gjithashtu marrin njohuri mbi qasjen shkencore në  zgjidhjen e problemeve. Ata i dinë  kërkesat formale të disertacionit shkencor, mund të hulumtojnë përkatësisht, literaturë profesionale, mund të marrin një  pasqyrë  të përgjithshme të metodave kualitative të hulumtimit dhe ta përdorin këtë në  tezën e parë bachelor.

Nën-modul: Hyrje në  Metodat e Hulumtimit Shkencor 2 ECTS

Përmbajtja e kursit: Bazat epistemologjike, bazat e hulumtimit empirik – klasifikimi në lidhje me pyetjet jo-empirike, paradigmat dhe themelet e metodave kuantitative dhe kualitative të hulumtimit, projektimi hulumtues në shkencat natyrore dhe sociale – lidhja midis metodave dhe pyetjeve hulumtuese, literaturë  e veçantë  hulumtuese në  bazë të të dhënave.

Nën-modul: Shkrim Akademik, 1 ECTS

Përmbajtja e kursit: Përmbajtjet e mëposhtme janë shqyrtuar dhe praktikuar duke përdorur një projekt shkrimi praktik në disa raste: gjetja e temës dhe formulimi i një  pyetje hulumtuese, kriteret për temat e përshtatshme, planifikimi i një projekti të shkruar: projektimi i hulumtimit, planifikimi i kohës dhe burimeve, përzgjedhja dhe redaktimi i literaturës përkatëse dhe përdorimi i saj në punë, shkrimi i një  punimi shkencor.

Semestri IV

 

Moduli: Vendosja Klinike II, 2 ECTS

Nën-modul: Punësimi në  Laboratorin e Shkollës (50 orë ), 2 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Ushtrime dhe projekte në metodat laboratorike të semestrit për të zgjeruar kompetencat.

 

Informacioni dhe Komunikimi Ndërkombëtar, 7 ECTS

Përshkrimi i modulit: Studentët janë në gjendje të njohin dhe të komunikojnë dallimet në situatat dhe kërkesat e fushës aktuale të aktivitetit. Studentët mund të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën angleze, në lidhje me përmbajtjen teknike. Ata kanë  vendosur kontakte me studentë  në  vende të tjera të Evropës dhe prezantojnë veten e tyre, statusin e tyre arsimor, si dhe përmbajtjet teknike të fushave molekulare biologjike të aplikimit të diagnozës molekulare laboratorike.

Nën-modul: Fushat e Biologjisë  Molekulare, 2 ECTS

Përmbajtja e kursit: Ligjëratat e të ftuarve në lidhje me teknologjitë aktuale dhe metodat laboratorike me qasje biologjike molekulare, siç janë metodat analitike laboratorike dhe molekulare biologjike, mjekësia riprodhuese, mjekësia forensike, terapitë e kancerit, aspektet etike, etj.

 

Nën-modul:  Projekt Ndërkombëtar, 1 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimit me një institucion partner; studentët punojnë së bashku mbi një temë në një platformë sociale. Sa më shumë  të jetë e mundur, ka një shkëmbim të drejtpërdrejtë me një institucion bashkëpunues përmes financimit të BE-së – projekt jashtë shtetit. Në gjuhën angleze.

Nën-module:  Metodat e Prezantimit, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Llojet e prezantimeve, struktura e një prezantimi, përgatitja, mediumet, ndërveprimi me dëgjuesit, teknika e gjuhës dhe prezantimit, ushtrime – prezantim i temave, video analiza relevante të akademikëve. Në gjuhën angleze.

Nën-modul: Reflektimi në  Procesin e Mësimnxenies 4 + Internship Coaching (trajnim për praktikë), 1 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Komunikimi ndërkulturor, (situata e komunikimit gjatë trajnimit praktik), llojet dhe hierarkitë në situata profesionale të komunikimit, komunikimi dhe konflikti. Teori – praktikë , situata akademike – situata profesionale. Mbikëqyrja për temat përkatëse të semestrit.

Nën-modul: Gjuhë  Shkencore Angleze, 1.5 ECTS

 

 

Përmbajtja e kursit: Leximi dhe kuptimi i manualeve dhe përshkrimit të metodave, përftimi i hapave të punës nga kjo, ekstrakte nga literatura profesionale, raportimi dhe prezantimi, përmbledhja e shkrimit, shkrimi i curriculavitae dhe aplikimeve, intervistë .

 

Diagnostika Laboratorike e Qelizave dhe Strukturat Molekulare, 7 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit kanë njohuri për proceset e analizës në  diagnostifikën imunologjike, përfshirë menaxhimin e cilësisë dhe automatizimin në fushën e reaksioneve komplekse imunologjike. Paralelisht me kryerjen e sistemeve të testeve, ata u prezantuan me teknologjitë dhe pajisjet aktuale për kryerjen e testeve laboratorike; ata mund të përdornin disa prej tyre gjatë procedurës së testit.

Nën-module: Teknikat e Kulturave të Qelizave, 1 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Bazat e përgjithshme (kërkesat në lidhje me vendin e punës, kabinetet me rrjedhë laminare, dhoma e tharjes, kontejnerët e kulturave, mjediset, kontaminimi), llojet e kulturave të qelizave, prodhimi i mjediseve të kulturave, krijimi i një kulture të qelizës, ndryshimi i mjedisit, rruga e qelizave, përcaktimi i numrit të qelizave, ruajtja afatgjatë  dhe krioprezervimi i qelizave.

Nën-modul: Diagnostika Laboratorike Imunohematologjike, 1.5 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Bazat teorike të metodave të ndryshme të provave, përcaktimi i grupit të gjakut, procedura e shqyrtimit të antitrupave dhe identifikimi duke përfshirë  para-analizën, dokumentimi dhe siguria e cilësisë. Ekzekutimi shembullor i metodave analitike imunohematologjike, siç janë përcaktimi i grupit të gjakut, procedura e shqyrtimit të antitrupave, mostrat e përputhshme para transfuzionit, etj, dokumentimi dhe zgjidhja e problemeve.

Nën-modul: Teknikat e Matjes dhe Automatizimi 2, 0.5 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Teknikat shembullore të automatizimit nga fushat e mikrobiologjisë, hematologjisë , citologjisë, dhe imunologjisë ;  p.sh.: citometri me rrjedhje, mikro koleksionet,  teknologjia chip, makineritë plotësisht automatike dhe gjysmë automatike në teknologjinë ELISA dhe BLOT.

Nën-modul: Diagnostika Laboratika  Molekular Biologjik                2.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Para-analiza, principet e metodave molekulare biologjike, masat e specializuara të sigurisë, përdorimi i teknologjive informative (psh Interneti). Izolimi dhe përcaktimi i përqendrimeve të acideve nukleike, ekzekutimi shembullor i metodave analitike molekulare biologjike dhe zgjidhja e problemeve, masat e specializuara të sigurisë , dokumentimi, validimi dhe interpretimi i rezultateve.

Nën-modul: Mbrojtja nga Ekspozimi ndaj Materialeve Radioaktive, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Njohuri themelore në lidhje me mbrojtjen nga rrezatimi sipas AllgStrSchV : Annexe 9: udhëzime për mbrojtjen nga rrezatimi sipas StrSchG (Ligji i mbrojyjes nga rrezatimet), Part III, Section 29 (1)

Ushtrime: masa mbrojtëse kur punohet me materiale të ekspozuara në radioaktivitet, dëshmi e kontaminimit, dekontaminimi dhe inkorporimi.

 

Menaxhimi i Cilësisë në  Sistemin Shëndetësor, 5 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit kanë  fituar njohuritë  e nevojshme teorike dhe praktike për planifikimin, ngritjen dhe ruajtjen e një sistemi të sigurimit të cilësisë. Ata njohin bazat e sistemit të brendshëm e të jashtëm të inspektimit. Ata mund të njohin potencialet për përmirësim në bazë të procesit reflektues dhe të përshkruajnë masat e nevojshme.

 

Nën-modul: Bazat e Biostatistikës, 1.5 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Statistikat përshkruese, llojet kryesore të të dhënave, të dhënat diskrete, përfaqësimi i proceseve, përfaqësimi i të dhënave të vazhdueshme, histogram, masat e tendencës qendrore dhe shpërhapëse; llogaritje probabiliteti, kontrolli i hipotezës, testet statistikore; llogaritje e korrelacionit dhe regresionit.

Nën-modul: Sigurimi i Cilësisë  në Procesin Analitikor Laboratorit, 2 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Struktura e sigurisë së cilësisë, përgatitja e planeve, krijimi i dokumenteve mostra (udhëzime pune, listat kontrolluese), kontrolli i sistemit, strategjitë për përmirësim duke përdorur një detyrë të dhënë . Sistemet QM sipas standardeve DIN ISO 9000 to 9004; përgatitja dhe kryerja e certifikatave.

Nën-modul: Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, 1.5 ECTS

 

Përmbajtja e kursit: Sistemet e menaxhimit të cilësisë , bazat ligjore, udhëzimet dhe standardet, planifikimi i procesit dhe përshkrimi, analiza e riskut, struktura e manualit QM, master plan i validimit, kualifikimi, validimi, sistemi i dokumentacionit, përgatitja e planeve, sistemi i inspektimit, rëndësia e QM (Total Quality Management) dhe veprimet.

 

Vendosja Klinike II, 5 ECTS

Nën-modul: Punësim Klinik (125 orë), 5 ECTS

 Viti i tretë

Informacion dhe Komunikim Profesional 1, 10 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit janë në  gjendje të absorbojnë, përpunojnë  dhe kalojnë informacion me anë  të strategjive personale të komunikimit dhe me ndihmën e TIK (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit). Mundëson të kuptuarit e pikëpamjes gjinore-kulturore lidhur me rolin e dikujt dhe strukturat profesionale përkatëse.

Nën-modul: Aplikimi për Punë  dhe Planifikim Karriere, 1.5 ECTS

Tregu i punës, mundësitë  dhe platformat për kërkimin e punës. Përgatitja e dokumenteve të aplikimit në gjuhën gjermane e angleze, kontakt telefoni për organizimin e një interviste pune, prezantimi i intervistës nga personi specifik, video trajnim, zhvillimi i strategjive të aplikimit.

Nën-modul: IT Softuer për Procese Laboratorike, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Konfigurimi ideal i – dhe puna me – softuer të veçantë  (të imazhit mjekësor, sistemet e informacionit mjekësor, sisteme eksperte me bazë  njohurinë  mjekësore,…), aplikacione laboratorike, sistemet e informacionit spitalor dhe IT në  institute të tjera përkatëse dhe aplikacionet e tjera të fundit, telemjekësia.

Nën-modul:  IT Telemjekësi, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Terminologjia: dixhitale/analoge, bit/byte/numra; rrjetet; modeli i përgjithshëm i faqes; enkriptim/nënshkrim; statistika; vlera mesatare, shpërndarja, devijimi standard, korrelacioni; dixhitalizimi: konvertimi A/D, rezolucioni, piksel, ruajtja e materialit; sistemet e informacionit të fotografisë dixhitaleKIS, RIS, PACS (DICOM); telemjekësia: llojet e lidhjes, kriptografi.

Nën-modul: Prezantim i Fushave të Praktikës, 1 ECTS

Përmbajtja e kursit: Paraqitje e përmbledhur e internship (stazhit) të semestrit aktual. Prezantim i fushave të aktivitetit, kushtet e kualifikimit, caktimi i detyrave, kërkesat metodike në  kontekst të përmbajtjes dhe korrelacionet shkencore. Informacion për studentët shokë të vitit aktual dhe për ata të semestrit të 3-të si përgatitje për internship. Bazat e prezantimit te posterit, hartimi i dosjeve.

Nën-modul: Reflektimi në  Procesin e Mësimnxenies 5 dhe Internship Coaching, 4.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Reflektimi në pyetjet specifike të moduleve të zakonshme dhe gjithashtu në  lidhje me praktikën aktuale, fokusimi në tema të veçanta lidhur me informacionin dhe komunikimin, ndër të tjera në  lidhje me situatat profesionale. “Kultura gjinore” është fokusi këtu. Tema social-komunikative dhe tekniko-metodike nga internship shqyrtohen.

 

Menaxhimi i Projektit dhe Hulumtimi, 6 ECTS

Të diplomuarit zotërojnë  njohuri të metodave të punës me projektet shkencore. Të kuptuarit e mjeteve të menaxhimit të projektit dhe zbatimi i tyre i lejon të diplomuarit të planifikojnë, të zbatojnë, vlerësojnë  dhe prezantojnë një projekt,  në mënyrë  të pavarur.

Nën-modul:Inovacione Teknologjike Laboratorike, 1 ECTS

Përmbajtja e kursit: Procesi i analizës laboratorike si një model për të gjitha metodat e diagnostikimeve laboratorike të përdorura në  fushën e aktivitetit. Nën-proceset e para-analizës, analizës dhe post-analizës. Reflektimi në  proceset e analizës laboratorike të zbatuara deri më  tani në  laboratorin akademik të programit të diplomimit dhe nga internship, me fokus në  nën-proceset, ngjashmëritë  dhe dallimet në nën-proceset.

Nën-modul:Menaxhim Projekti dhe Hulumtim, 5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Format e projektit – shkallë , ide të projektit, fazat e projektit, qëllimet e projektit, kontrolli i projektit, mbledhja e të dhënave dhe materialeve, planifikimi i projektit – planifikimi i burimeve, planifikimi i kostove, planifikimi i orareve, planifikimi i paketave të punës, përzgjedhja dhe planifikimi i eksperimenteve, zbatimi dhe kontrolli i fazave individuale të projektit, dokumentimi. Përshkrimi dhe prezantimi i projektit.

 

Vendosja Klinike III, 14 ECTS

Nën-modul:Punësimi Klinik  (350 orë)

Përmbajtja e kursit: Ushtrime dhe projekte në metodat laboratorike të semestrit, për të zgjeruar kompetencat.

Semestri IV

Moduli: Profesionalizimi dhe akademizmi, 8 ECTS

Përshkrimi i modulit: Të diplomuarit janë në  gjendje të shkruajnë një disertacion shkencor dhe të marrin të dhënat përkatëse, duke përdorur në  mënyrë  të pavarur analizat laboratorike. Ata punojnë me literaturën aktuale për pyetjen e veçantë dhe e inkorporojnë atë  në  përgjigjen e pyetjes së tyre hulumtuese.

Nën-modul: Teza Bachelor 2 dhe Seminari Shoqërues, 8 ECTS

Hyrje në një pyetje shkencore dhe formimi i hipotezës. Vendosja e referencës përkatëse, internship i vetë-zgjedhur. Planifikimi, përgatitja dhe paraqitja e disertacionit shkencor sipas kritereve formale dhe të përmbajtjes. Udhëzim reflektues i mbështetur pas përfundimit të tezës bachelor. Përfshirja e rezultateve të empirizmit të bllokut të fundit të praktikës për temën e përzgjedhur për tezën bachelor.

 

Ligji dhe Ekonomia në  Sistemin  e ruajtjes së  Shëndetit, 4.5 ECTS

Të diplomuarit njohin bazat ligjore, në mënyrë  që të punojnë në  profesionin e tyre të zgjedhur. Ata kanë  dijeni  për sistemin austriak të kujdesit shëndetësor dhe të kontributeve të  brendshme dhe të  jashtme , në  drejtim të kujdesit shëndetësor. Ata e njohin vlerën ekonomike të shëndetit dhe jetës, strukturat organizative dhe proceset e biznesit në  një spital.

Nën-modul: Njohuri Bazë  Ligjore për Profesion në  Kujdesin Shëndetësor, 1 ECTS

Përmbajtja e kursit: Kushtet themelore ligjore, të drejtat themelore dhe të drejtat civile dhe liritë  në  lidhje me të drejtat e pacientëve, bazat e të drejtës civile, bazat e të drejtës penale, hyrje ne Ligjin Sanitar (veçanërisht Ligji MTD, German Drug Lawand Medical Devices Act), hyrje në  ligjin e punës, Ligji i Sigurimeve Shoqërore.

Nën-modul: Bazat e Biznesit për Vetë –Punësim, 1 ECTS

Përmbajtja e kursit: Ngritja e një praktike, hyrje në  sistemin e kontabilitetit, taksimi, marrëdhëniet publike, benefitet sociale.

Nën-modul: Karakteristikat Kryesore të Sistemit Shëndetësor dhe Ekonomisë  Shëndetësore, 1 ECTS

Sistemi Shëndetësor në  Austri, vlerësimi i shëndetit dhe jetës, objektivat kryesore dhe masat, caktimi i detyrave, organizimi dhe nivelet dispozitë , kujdesi shëndetësor i brendshëm dhe i jashtëm, politikat e kujdesit shëndetësor dhe kostot publike të sistemit të kujdesit shëndetësor; kontabiliteti për shërbimet. Spitali si një qendër shërbimi: procesi operativ, struktura organizative, njohuritë  bazë  ligjore, parimet e menaxhimit, zonat funksionale të fushave me korrespondencë .

Nën-modul: Punësim si Shkencëtar Biomjekësor, 1.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Marrëdhëniet e punësimit dhe punëdhënësit, vetë-punësimi: licence  profesionale, historia dhe strategjitë e politikës profesionale, fusha e veprimtarisë  në  lidhje me profilin e punës, ngritja e praktikës, detyrimet e regjistrimit, bazat e përgjegjësisë , hyrje në sistemin e kontabilitetit, taksimi, marëdhëniet publike, rrjetet, partnerët kontraktorë , plani i biznesit, kufizimet e vetë-punësimit.

 

Informacion dhe Komunikim Profesional 2, 7.5

Të diplomuarit aplikojnë komunikimin, prezantimin dhe kompetencën e tyre të menaxhimit të projektit në caktimin e detyrave profesionale, dhe gjithashtu e përdorin atë si një mjet në planifikimin e tyre personal të karrierës. Ata mund të vlerësojnë  interesat dhe përparësitë  e tyre personale dhe profesionale, mund ti prezantojnë ato dhe të zhvillojnë planet e karrierës, të orientuara me një  target nga kjo perspektivë.

Nën-modul: Kryerja e Bisedave në  Parametra Profesionalë, 1

Përmbajtja e kursit: Diskutime në lidhje me profesionet, me grupe targetesh të ndryshme. Teknika bisedimi. Përgatitja, krijimi i marrëdhënieve, kriteret për njohjen e komunikimit të suksesshëm dhe jo të suksesshëm. Diskutim, moderim.

Nën-modul: Raste Studimi Interdisiplinore, 1

Përshkrimet profesionale të rasteve, si ato në  jetën profesionale, siç janë patologjitë, shqetësimet, simptomat, përshkrimet e pacientit, vendimet e mundshme diagnostifike dhe terapeutike, analiza e natyrës së fundme të jetës njerëzore, pyetjet lidhur me raportin midis mjekësisë  moderne në hap me kohën dhe nevojave të pacientëve, pranimi i pacientëve si persona të pavarur, problemi i njerëzimit dhe diskriminimi kur trajtojnë pacientë , bashkëpunimi me grupet e tjera profesionale.

Nën-modul: Shëndeti Publik  – Dritare e Hapur, 2 ECTS

Shembuj të projekteve opsionalë : organizimi i një konvente për analistë  biomjekësorë  në  bashkëpunim me shoqatën profesionale, ose një nga grupet e lidhura profesionalisht. Roli i analistëve bio-mjekësorë  në  industri/bioteknologji, ngritja e një laboratori bashkëpunues, Marrëdhëniet me Publikun – përgatitja e materialit PR, si p.sh. film, dosje, broshura, etj. Seminari është organizuar në  mënyrë  sistematike me “të mësuarit bazuar në  problemet” – të mësuarit bashkëpunues.

Nën-modul: Reflektimi në  Procesin e Mësimnxenies 6 + Internship Coaching, 3.5 ECTS

Përmbajtja e kursit: Reflektimi mbi situatat në internship për tezën bachelor. Koha dhe stresi i menaxhimit, identifikimi profesional, pyetjet etike lidhur me punën, bashkëpunimi interdisiplinor. Përgatitjet për kalimin nga arsimimi në arsimim të avancuar, ose në  punë . Udhëzime shoqëruese dhe diskutim gjatë  internship për tezën bachelor.

 

Titulli i Modulit: Vendosje Klinike III, 10 ECTS