Ditët e Ergoterapisë

Muaji botëror i Ergoterapisë

Muaji Prill shënon muajin e aktiviteteve të Ergoterapeutëve në gjithë botën. Këto aktivitete u mbajtën për herë të parë në vitin 1980.

AOTA (organizata botërore e Ergoterapeutëve) për çdo vit organizon një varg të aktiviteteve me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve për rolin e ergoterapeutit në rehabilitimin e personave me dëmtime kognitive (njohëse), mentale, sociale, fizike dhe atyre që kanë vështirësi në përshtatjen e ambientit jetësor. Përmes këtyre aktiviteteve synohet edhe një zhvillimi i shkencës së ergoterapisë përmes studimeve dhe shkëmbimit të përvojave në mes të profesionistëve të fushës nga e gjithë bota.


Organizimet e Kolegjit Heimerer ndër vite:

  • Në vitin 2014, në komunën e Gjilanit dhe Ferizajit është bërë informimi i qytetarëve për drejtimin dhe rolin e ergoterapeutit. Interesimi ka qenë jashtëzakonisht i kënaqshëm duke marrë parasysh se është një drejtim i ri dhe është promovuar për herë të pare në Kosovë.

Krahas informimit oral është bërë edhe shpërndarja e broshurave dhe demonstrimi i mjeteve ndihmëse. Në këtë pjesë kemi pasur edhe persona me aftësi të kufizuar ku është shpjeguar edhe roli që pajisjet ndihmëse kanë në rritjen e produktivitetit dhe pavarësisë së klientit.

  • Listës së aktiviteteve ju shtohet edhe pjesëmarrja në kongresin e 16-të botëror në Japoni, ku për herë të parë ishin prezent përfaqësues nga Kosova, përkatësisht bashkëpunëtor të Kolegjit Heimerer.
  • Në vitin 2015, studentët e Ergoterapisë në bashkëpunim me kolegjin dhe OJQ “Handikos”, kanë bënë përshtatjen e ambientit shtëpiak për personat me aftësi të kufizuar.
  • Aktivitet tejet i rëndësishëm është bërë edhe në repartin e Psikiatrisë, përkatësisht tek personat me depresion, me varësi ndaj substancave narkotike dhe tek personat me problem mendore. Po në këtë repart janë dhuruar fonde të konsiderueshme nga Prof.Dianna Ullric për blerjen e gjërave bazike për klient.
  • Në vitin 2016, në komunat e Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Ferizajit janë bërë informime për atë se çka konkretisht ergoterapia ofron, mënyrën e funksionimit të saj, demonstrime të mjeteve ndihmëse dhe qëllimet se për çka përdoren.

Vlen të theksohet se në bashkëpunim me shoqatën “Handikos” Gjakova, studentët kanë bërë trajtimin e fëmijëve me Down Syndrome, paralizë cerebrale dhe hemiparez.

  • Angazhimi dhe kreativiteti në punë sjellin rezultate, e pikërisht ato janë motiv që ne të vazhdojmë të sjellim buzëqeshje dhe lumturi në jetën e individit.