Dekanati Ergoterapi

Dekanati i Shkencave Shëndetësore Terapeutike

Dekane e Programit Shkencat Shëndetësore Terapeutike

MSc.Anisa Hasani

anisa.hasani@kolegji-heimerer.eu

Anisa Hasani, ligjëruese dhe dekane e programit; Shkencat Shëndetësore Terapeutike, specializimet: Logopedi dhe Ergoterapi

Anisa Hasani në vitin 2012 ka përfunduar studimet bachelor në programin e Logopedisë, Në vitin 2013 ka mbaruar specializimin në Fribourg të Zvicrës, në Institutin St. Joseph, në departamentin e Çrregullimeve në të nxënë: Disleksi, Diskalkuli, Disortografi, Disgrafi, si dhe ka qenë pjesë e diagnostikimit për fëmijët bilingual: shqipfolës dhe frengjishtfolës .Në vitin 2014 ka përfunduar studimet master, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore e Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Njeh dhe zotëron 3 gjuhë te huaja: Anglisht, Frengjisht dhe Italisht. Është e licencuar nga Urdhri i Infermierit në Shqipëri, si profesioniste e gjuhës dhe të folurit, si logopedë. Është ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, në degën e Logopedisë dhe në Universitetin e Tetovës, në degën e Edukimit Special.  Është ligjëruese dhe dekane e programit; Shkencat Shëndetësore Terapeutike, profile: Logopedi dhe Ergoterapi, në Kolegjin Heimerer.

Në vitin 2013 ka prezantuar ne  4th International Symposium Of Health Sciences me temë “Sfidat e transferimit të suksesshëm të praktikave në Shkencat Mjekësore” organizuar nga  Institute of South East Europeme temë “Bashkëpunimi ndërmjet Logopedëve dhe mësuesve”. Në vitin 2014 ka prezantuar studimin me temë ” Disleksia një çrregullim në të nxënë apo një vështirësi në lexim?” në  5th International Symposium Of Health Sciences organizuar nga  Institute of South East Europe  for advancements in Health and Nursing (IEJL-ASHI). Po ashtu ka fituar çmimin e tretë me temën e lartpërmendur në këtë simpozium.

Në vitin 2015 ka prezantuar studimin me temë “ When stuttering and selective mutism harms social health ” në KISCOMS, Kosovë. Po në këtë vit ka realizuar studimin me temë “Zhvillimi gjuhësor i fëmijëve që frekuentojnë kopshtin dhe atyre që rriten me gjyshërit në shtëpi” në 6th International Symposium Of Health Sciences organizuar nga  Institute of South East Europe  for advancements in Health and Nursing (IEJL-ASHI). Ka fituar  “Çmimin e Audiencës” në 6th International Symposium Of Health Sciences organizuar nga  Institute of South East Europe  for advancements in Health and Nursing (IEJL-ASHI).

Në vitin 2015, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së, Shkodër, ka zhvilluar cikël workshop-esh për mësuesit e ciklit të ulët dhe të mesëm me temë “ Identifikimi i fëmijëve me çrregullime në të folur”

Në kuadër të simpoziumit të 7-të ka qenë ligjëruese e workshop-it të akredituar nga Ministria e Shëndetësisë, Kosovë, me temë “ Kujdesi me në qendër klientin”.

Prodekane e Shkencave Shëndetësore Terapeutike

Jennifer Caldwell

jennifer.caldwell@kolegji-heimerer.eu
Dr. Jennifer Caldwell është kualifikuar nga “Astley Ainslie Occupational Therapy Training Centre, Edinburgh, Scotland in 1974”, e cila është punoi për një periudhë trembëdhjetë vjeqare në kujdesin e reparteve për të moshuarit duke vlerësuar dhe duke i trajtuar pacientët me kushte neurologjike dhe ortopedike.

Si udhëheqëse e Ergoterapisë për një staf prej 30 personave, prof. Jennifer ishte i shqetësuar me zhvillimin e shërbimeve për pacientët në spitalin “GP”, shtëpia e tyre e shkarkimit për programet e kujdesit dhe për mbajtien e përgjegjësinë e saj klinike duke vazhduar për kryerjen e vlerësimeve të terapisë profesionale deri sa ajo u largua nga “Fife” në vitin 1987.

Më pas, duke shkuar në Aberdeen, Skoci në vitin 1987, Jennifer u bë një lektore në Shkollën Grampian të Ergoterapisë (e cilat më vonë u bë Departamenti i ergoterapisë në Gordon Universiteti Robert), ku ajo qëndroi deri në vitin 2012.

Jennifer Caldwell u emërua në Suplementar i Këshillit të Profesioneve të Mjekësisë në vitin 1998 (më vonë për Shëndetësi dhe Këshillin të Kujdesit Profesional 2002) dhe vazhdon të jetë e përfshirë në vlefshmërinë e kurseve të Ergoterapeutëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte një anëtar i Komitetit të të Hetimeve, tani është në përshtatshmërinë për Praktika e Panelit e cila ka përgjegjëse për hetimin e rasteve të sjelljes joprofesionale në mesin Ergoterapeutëve .

Në vitin 2002, Jennifer bëri Kursin për Udhëheqësin Professional të Ergoterapeutëve në kuadër të Shkollës së Shkencave të Shëndetit, Gordon Universiteti Robert, Aberdeen.

 

Një rol i cili është kërkuar prej saj është për të ruajtur, për të rishikuar dhe për të zhvilluar lidhjet me praktikën e tanishme të terapisë në shëndetin dhe të organizatave të përkujdesit shoqëror. Interesi i saj për tjera gjëra të veqanta në vlerësime, të dy vlerësimet klinike për stafin e vetë-vlerësimit ka çuar në temën e saj të doktoraturës në “Shkathtësitë e Vetë-vlerësimit të Ergoterapeutëve tek studentët”. Përveç studimin e saj Jennifer ka ndërmarrë studime të tjera kërkimore për shërbimet e rishikimit të projekteve.

znj.Jennifer u pensionua nga Universiteti Robert Gordon në vitin 2012 për të ndjekur punën si mjeke e pavarur, merr përsipër punë me Këshillin e Profesionistet e Kujdesit Shendetesor, Kolegji i Ergoterapisë dhe Universiteteve Profesionale si brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe ndërkombëtar. Ajo vazhdon të ndjekë ekspertizën e saj në praktikë përmes mentorimit kliniciste për mbështetjen ditën e tyre të praktikës ditore, si kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2014, Jennifer u emërua si Dekane e programit BSc të Ergoterapisë në Kolegjin Heimerer, Prishtinë, Kosovë. Në vitin 2016 Jennifer ka punuar me Departamentin e Siguris Ltd (Londër) në kryerjen e vlerësimeve personale të aftësive në Isle of Man për Tynwald.

Jennifer ka paraqitur dhe ka drejtuar seminar (workshops) në konferenca të ndryshme dhe atë të fundit në Kongresi Europian të 20 “IAAH” – “Media sociale dhe shëndeti i adoleshentëve”, dhe në Simpoziumi e 7-të Ndërkombëtar të Shkencave Shëndetësore, në shtator të vitit 2016 në Prishtinë, Kosovë.

Bashkëpunëtore për mësimdhënie

PhD.Cand.Dianna Ullrich

dianna.ullrich@kolegji-heimerer.eu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bashkëpunëtore për mësimdhënie

PhD.Cand.Margriet Jaspers

Margarita van Dijk është mësimdhënëse në Programin e Ergoterapisë. Ajo vjen nga Holanda dhe jeton në Kosovë që nga viti 2012.

Znj.Van Dijk është fizioterapeute e specializuar në Terapinë Manuale (Somt-Amersfoort) dhe ka përfunduar Masterin në Human Movement Sciences në Free University, Amsterdam.

Margarita është pjesë e Kolegjit Heimerer që nga viti 2016 dhe ligjëron në modulet; Fushat terapeutike, mjeshtëritë dhe teknikat 1 & 2 si dhe Kushtet shëndetësore dhe performanca.

Ajo kombinon mësimin dhe ofrimin e trajtimeve të pacientëve për fizioterapi në klinikën e saj private.

 

 

 

Asistente e programit për çështje klinike

Msc.Cand.Resmie Sopa

resmie.sopa@kolegji-heimerer.eu

Resmije Sopa e lindur me 01.03.1965 në komunën e Lipjanit.

Që nga viti 2003 punonë në OJQ ‘’ Agape’’ në Kaqanik si asistente e Ergoterapeutës.

Në vitin 2015 ka përfunduar  Shkencat Terapeutike/Specializimi Ergoterapi në Kolegjin Heimerer.

Që nga viti 2015 është e angazhuarsi përgjegjëse për praktika në specializimin  Ergoterapi.

Vazhdon studimet në Master në Menaxhimin e Institucioneve shëndetësore në Kolegjin Heimerer.

 

 

Asistent i programit për çështje organizative

MSc.Cand.Arban Bllaca

arban.bllaca@kolegji-heimerer.eu

Arbani është një ergoterapeut i ri në Kosovë. Ai përfundoi studimet bachelor në programin e Shkencave Shëndetësore Terapeutike, profilin e ergoterapisë në Kolegjin Heimerer në Prishtinë. Aktualisht, Arbani ndjekë studimet master në programin e “Menaxhimit të institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore” po ashtu  në Kolegji Heimerer. Për gjatë tre viteve të studimit në ergoterapi, Arbani ishte edhe në praktikë në shtetin e Gjermanisë, i cili përfitoj një eksperiencë të madhe në praktikën e tij që ka mbajtur në repartin e ergoterapisë, ortopedisë dhe të geriatrisë në spitalin “Marien Haus Klinik” Bad Neuenahr – Ahrweiler. Pasi që përfundoi studimet në ergoterapi, Arbani është punësuar në Kolegjin Heimerer si Asistent i çështjeve organizative në departamentin e ergoterapisë, i cili vazhdon ende të punojë në atë pozitë. Po ashtu, Arbani ka marr pjesë në disa hulumtime, ku mes tjerash përmendim hulumtimin që është realizuar së bashku me profesoreshën Dr. Jennifer Caldwell, Dianna Ullrich dhe asistentën Resmie Sopa dhe është prezantuar në Kongresin e 20-të ndërkombëtarë Për shëndetin e adoleshentëve “IAAH”, – Ullrich D., Caldwell J., Bllaca A., Sopa R. (2016). Adolescent’s mental health and use of mobile phone. Kosovar Adolescents 20th IAAH European Congress “Social Media and Adolescents’ Health”, September 2016. Prishtinë, Kosovë.

 

Asistent i programit për çështje klinike

BSc.Kushtrim Veliu

kushtim.veliu@kolegji-heimerer.eu

Kushtrimi është një terapist i ri në fushën e ergoterapisë. Ai ka përfunduar studimet në Kolegjin Heimerer, në departamentin e Shkencave Shëndetësore Terapeutike, drejtimi Ergoterapi.

Gjatë periudhës tre vjeçare të studimeve, ka qenë praktikant në OJQ “Handikos” në komunën e Prishtinës për rreth gjashtë muaj. Gjatë kësaj periudhe, Kushtrimi ka marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme të mbajtura nga organizata Handikos, që për qëllim kanë pasur sensibilizimin dhe vetëdijesimin e popullatës për personat me aftësi të kufizuar.

Në vitin e tretë,  ka mbajtur praktikën për rreth katër muaj në shoqatën Down Syndrome Kosova.

Pas përfundimit të praktikës është angazhuar si punëtor i rregullt në të njëjtën organizatë për tre muaj. Gjatë kohës sa ishte në praktikë, ka qenë prezent në seanca të mbajtura nga psikologu në pozitën e vrojtuesit, por në të njëjtën kohë  ka mbajtur edhe seanca terapeutike me fëmijët nga mosha 0 deri në 7 vjeç në dhomën e aktiviteteve.

Sa i përket përvojës tre mujore si punëtor, ai ka qenë i angazhuar në seanca terapeutike, në shtëpit e klientëve dhe aktivitetet të ndryshme të tilla si: shitja e kartolinave, mjaltit, dhe pikturave.

Kushtrimi tani është i angazhuar në Kolegjin Heimerer si asistent klinik në kabinetin e ergoterapisë dhe gjithashtu bënë mentorimin e praktikave të studentëve. Udhëheqëse e këtij kabineti është Prof.Dianna Ullrich.

Qëllimi i kabinetit është që të trajtoj, diagnostikoj dhe rehabilitoj të gjithë personat që janë kandidat potencial për ergoterapi.