Modulet BSc INFERMIERI

Lista e moduleve në BSc Infermieri

Viti i I-rë

Semestri i I-rë

  • Bazat e infermierisë, 12 ECTS KREDI

Në këtë modul mësohet për rëndësinë e shëndetit, studentët mësojnë për karakteristikat e praktikës infermierore profesionale dhe rolin e infermierisë lidhur me teoritë infermierore, studentët aftësohen të zhvillojnë punë praktike profesionale. Në këtë modul poashtu mësohet për modelet teorike dhe 4 konceptet bazë të procesit infermieror. Studentët aftësohen  të transferojnë njohuritë teorike dhe njohuritë e fituara në situatat e stimuluara të praktikës gjatë kujdesit të pacientit.

  • Etika dhe filozofia në kujdesin infermieror në përputhje me legjislacionin e kujdesit shëndetësor, 3 ECTS KREDI

Në këtë modul mësohet rreth marrëdhënieve në mes kujdesit infermieror dhe etikës, identifikohen vlerat themelore të kujdesit infermieror, bëhet dallimi në mes vlerave personale dhe profesionale.

Në legjislacionin në shëndetësi do të jenë të futur në bazat ligjore të sistemit ku mësojnë për të drejtat dhe detyrimet e stafit të kujdesit shëndetësor. Në këtë modul jepen njohuritë për parimet themelore  të ligjit të punës, mënyrën e hyrjes apo ndërprerjen e një marrëdhënie të punës, të drejtat dhe detyrimet.

  • Metodat në edukimin dhe promovimin shëndetësor, 3 ECTS KREDI

Në këtë modul studentët do të kuptojnë zhvillimin bazë për të njohur dhe përcaktuar edukimin shëndetësor, pedagogjinë, didaktikën, pedagogjinë e veçantë dhe këshillimin. Studentët do të mësojnë rreth qasjeve të promovimit të shëndetit dallojnë edukimin shëndetësor, infermieror dhe promovimin e shëndetit; përdorin teoritë e pedagogjisë, didaktikës.

  • Mikrobiologji dhe parazitologji, 3 ECTS KREDI

Në këtë modul studentët do të familjarizohen me karakteristikat themelore të mikrobeve; me agjentët e infeksioneve të zakonshme dhe mekanizmat e shfaqjes, sipas vendndodhjes anatomike; kuptojnë përgjigjen e sistemit imunitar ndaj infeksionit dhe mësojnë rreth diagnostikimit të infeksionit .Studentët poashtu mësojnë metodat themelore për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave epidemiologjike të infeksioneve nozokomiale; mësojnë në lidhje me pastrimin, dezinfektimin, dekontaminimin dhe sterilizimin. Studentët njoftohen për aplikimin e teorive të kontrollit të infeksionit në vendosjen klinike dhe organizojnë proceset dhe procedurat në përputhje me parimet e kontrollit të infeksionit .

  • Programi diagnostiko-terapeutik, 3 ECTS KREDI

Tek ky modul studentët do të kryejnë të pavarur ndërhyrjet infermierore tek pacientët që kërkojnë shërbime të mjekësisë interne; njoftohen me sëmundjet specifike dhe të dhënat e nevojshme për infermierët. Studentët në këtë modul fitojnë aftësi për të kryer  ekzaminime të përgjithshme fizike.

  • Gjuhë angleze, 3 ECTS KREDI

Në këtë modul studentët do të marrin aftësi aktive dhe pasive të gjuhës; janë në gjendje të përdorin terminologjinë infermierore dhe terminologjinë mjekësore; mund të lexojnë referencat profesionale në gjuhën angleze gjatë studimeve universitare dhe në punë; fitojnë aftësinë për të bërë dallimin në mes regjistrave të ndryshëm dhe përdorimit të tyre përgjatë komunikimit me pacientë / klientë dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor.

  • Praktika në kujdesin primar I, 7 ECTS KREDI

Moduli Praktika Klinike i bashkon  dhe kompleton programin e semestrit të parë në vitin e parë akademik.. Lënda ka për qëllim që studentët të zhvillojnë kompetencat e tyre në infermieri klinike, për praktikimin e shkathtësive menaxhuese në kuadro  të ndryshme, demonstrimin e qasjes sistematike, individuale dhe kujdesin  në menaxhimin e pacientëve, familjeve dhe profesionalistëve tjerë shëndetësorë

Semestri i II-të

  • Kujdesi për të moshuarit, Gerantoligjia dhe Rehabilitimi, 24 ECTS KREDI

Studentët do të familjarizohen me kujdesin e plotë tek të moshuarit; dhe  me konceptin e plakjes aktive, me planin për ruajtjen e shëndetit të pacientëve kronik; poashtu do të  familjarizohen me komunikimin e duhur me të moshuarit; dhe me procedurat e kujdesit infermieror për sindromat geriatrike. Në këtë modul studentët do të kuptojnë dallimet mes sëmundjeve tek të rriturit dhe tek të moshuarit; dhe do të kuptojnë dallimin në mes të plakjes dhe sëmundjeve në pleqëri.

  • Anatomi, Fiziologji dhe Patologji,  7 ECTS KREDI

Studentët do të kuptojnë konceptet themelore dhe definicionet e anatomisë dhe histologjisë; do të kuptojnë anatominë bazë; do të  zbatojnë njohuritë e fituara në studimet e avancuara të infermierisë dhe ato në pjesët mjekësore; do të  përdorin njohuritë teorike në praktikë. Poashtu, studentët do të familjarizohen me parimet moderne të patologjisë; do të familjarizohen me etiopatogjenezën e sëmundjeve të zakonshme; do të marrin njohuri rreth proceseve themelore patologjike; do të  marrin njohuri mbi procedurat diagnostikuese në patologji.

  • Praktika klinike në kujdesin primar, 13 ECTS KREDI

Moduli Praktika Klinike I, bashkon dhe kompleton programin e semestrit të dytë në vitin e parë akademik. Lënda ka për qëllim që studentët të zhvillojnë kompetencat e tyre në infermierinë klinike për praktikimin e shkathtësive menaxhuese në kuadro të ndryshme, demonstrimin e qasjes sistematike, individuale dhe kujdesin në menaxhimin e pacientëve, familjeve dhe profesionalistëve tjerë shëndetësorë.

Viti i II-të

Semestri i III-të

  • Kujdesi infermieror për fëmijët dhe adoleshentët, 9 ECTS KREDI

Në këtë modul studentët do të njoftohen me konceptet themelore lidhur me çështjet e Kujdesit infermieror për shëndetin e gruas; do të bëjnë Identifikimin, analizimin, krahasimin dhe argumentimin e njohurive të fituara. Studentët do të dinë kuptimin  dhe përvetësimin e  njohurive mbi konceptet themelore në Kujdesin infermieror për shëndetin e gruas.

  • Kujdesi infermieror për shëndetin e gruas, Gjinekologji dhe Obstetrik, 15 ECTS KREDI

Në këtë modul studentët do të familjarizohen me kujdesin themelor të grave, do të mësojnë qasjen dhe metodat e kujdesit infermieror të grave; do të fitojnë aftësi për të vlerësuar në mënyrë kritike; do të mësojnë për diagnoza të caktuara dhe ndërhyrjet e mundshme.

  • Organizimi, Menaxhimi dhe udhëheqja në shëndetësi dhe kujdesi infermieror, 3 ECTS KREDI

Në këtë modul studentët do të familjarizohen me rezultat nga hulumtimet më të fundit për menaxhimin dhe udhëheqjen; do të kuptojnë menaxhimin e kujdesit shëndetësorë dhe infermieror. Studentët do të kuptojnë rëndësinë e udhëheqjes së një menaxheri të suksesshëm në kujdesin infermieror dhe do të jenë në gjendje të kuptojnë teorinë e udhëheqjes dhe menaxhimit në sistemin e kujdesit infermieror.

  • Praktika klinike në kujdesin sekondar, 15 ECTS KREDI

Moduli Praktika Klinike II bashkon dhe kompleton programin e semestrit të tretë në vitin e dytë akademik. Lënda ka për qëllim që studentët të zhvillojnë kompetencat e tyre në infermierinë klinike për praktikimin e shkathtësive menaxhuese, demonstrimin e qasjes sistematike, individuale dhe kujdes në menaxhimin e pacientëve, familjeve dhe profesionalistëve tjerë shëndetësorë.

Semestri i IV-të

  • Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje  të brendshme, 18 ECTS KREDI

Në këtë modul aplikohen njohuritë shkencore dhe ekspertizën klinike për diagnostifikim, trajtim dhe kujdesin empatik ndaj personave  të rritur në të gjithë spektrin nga shëndeti deri në sëmundjet komplekse.

  • Psikologji në infermieri dhe kujdesin shëndetësorë, 3 ECTS KREDI

Studentët do të jenë të vetëdijshëm dhe të kuptojnë rëndësinë e psikologjisë dhe të aftësive psikologjike në kujdesin infermieror; kuptojnë konceptet themelore psikologjike, strukturat dhe dinamikën e personalitetit. Poashtu, studentët janë në gjendje të njohin simptomat e shqetësimit psikologjik, çrregullimet mendore dhe sindromin e “djegies” ose “Burn-out”; dhe  janë në gjendje për të kuptuar sëmundjet  lidhur me problemet e pacientëve somatik nga pikëpamja psikologjike. Studentët në këtë modul do të jenë në gjendje janë të aplikojnë psikologjinë në praktikë.

  • Sociologjia e shëndetit dhe sëmundjeve, 3 ECTS KREDI

Studentët do të kuptojnë përcaktuesit social të shëndetit dhe sëmundjeve; përcaktuesit psiko-social të sëmundjeve. Do të familjarizohen sesi faktorët social ndikojnë në lidhje interpersonale të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Në këtë modul studentët do të kuptojnë aspektet sociale të teknologjisë mjekësore.

  • Praktika klinike në kujdesin sekondar

Moduli Praktika Klinike II bashkon dhe kompleton programin e semestrit të tretë në vitin e dytë akademik. Lënda ka për qëllim që studentët të zhvillojnë kompetencat e tyre në infermieri

klinike për praktikimin e shkathtësive menaxheriale, demonstrimin e qasjes sistematike, individuale dhe kujdesin në menaxhimin e pacientëve, familjeve dhe profesionalistëve tjerë shëndetësorë.

Viti i III-të

Semestri i V-të

  • Kujdesi infermieror tek shëndeti mental dhe Psikiatria, 12 ECTS KREDI

Studentët do të familjarizohen me masat parandaluese për ruajtjen e shëndetit mendor; do të mësojnë nevojat specifike të pacientëve me çrregullime mendore; do të mësojnë teknikat terapeutike të komunikimit dhe dinamikën e punës ekipore; do të; familjarizohen me rrjetin “caregiving” për “të handikepuarit mendor” në mjedisin e tyre; do të  bëjnë dallimin në mes të kushteve normale dhe patologjike; dhe do të dinë nevojat e pacientëve me çrregullime mendor. Studentët në këtë modul do të jenë të aftë të  ofrojnë këshilla për anëtarët e familjes dhe kujdestarët kryesor.

  • Infermieria ne kujdesin Shtëpiakë, 12 ECTS KREDI

Studentët do të mësojnë në lidhje me rolin dhe rëndësinë e infermierëve në komunitet për sistemin e kujdesit shëndetësor; dhe do të jenë në gjendje të njohin dhe integrojnë konceptet sociale shkencore dhe teoritë në provat e fundit kërkimore. Në këtë modul studentët do të familjarizohen me  kujdesin infermieror të komunitetit; dhe do të  jenë në gjendje të njohin dhe aplikojnë teoritë e kujdes infermieror në kujdesin shëndetësor në komunitet.

  • Lidershipi ne kujdesin infermieror, 2 ECTS KREDI

Studentët do të familjarizohen me qasjet moderne dhe me evidencat e fundit të menaxhimit dhe udhëheqjes; do të kuptojnë menaxhimin e organizatave jofitimprurëse: menaxhimin e kujdesit shëndetësor dhe menaxhimin infermieror; do të  mësojnë në lidhje me menaxhimin e kujdesit shëndetësor në mjedisin social; dhe do të  kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të integrimit të kujdesit shëndetësor me menaxhimin infermieror.

  • Praktika klinike në kujdesin terciar, 15 ECTS KREDI

Moduli Praktika Klinike III bashkon dhe kompleton programin e semestrit të pestë në vitin e tretë akademik.. Lënda ka për qëllim që studentët të zhvillojnë kompetencat e tyre në infermieri klinike, për praktikimin e shkathtësive menaxhuese, demonstrimin e qasjes sistematike, individuale dhe kujdesin  në menaxhimin e pacientëve, familjeve dhe profesionalistëve tjerë shëndetësorë.

  • Kujdesi infermieror në kirurgji, 18 ECTS KREDI

Studentët do të mësojnë principet dhe definicionet bazike për kirurgji; do të mësojnë teknikat bazë për kirurgjinë; do të familjarizohen me principet dhe metodat e anestezionit. Në këtë modul studentët do të jenë të aftë të përdorin njohuritë e tyre në përcaktimin e ndryshimeve mjekësorë të pacientit dhe do të dinë të përdorin njohuritë teorike në praktikë.

  • Ndihma urgjente dhe kujdesi shëndetësor në rrethana të veçanta, 3 ECTS KREDI

Studentët do të mësojnë parimet themelore dhe definicionet e kirurgjisë për kujdesin emergjent mjekësor; do të mësojnë procedurat themelore për kujdesin emergjent mjekësor në situata emergjente të ndryshme; dhe do të mësojnë se si shërbimet emergjente mjekësore funksionojnë në rastet e incidenteve me viktima. Në këtë modul studentët do të përdorin njohuritë teorike dhe praktike të kujdesit emergjent mjekësor në praktikë dhe do të rregullojnë praktikën e vendosur në bazë të evidencave të reja në fushën e mjekësisë së kujdesit emergjent.

  • Praktika klinike në kujdesin terciar, 15 ECTS KREDI

Moduli Praktika Klinike III bashkon dhe kompleton programin e semestrit të pestë në vitin e tretë akademik. Lënda ka për qëllim që studentët të zhvillojnë kompetencat e tyre në infermieri klinike, për praktikimin e shkathtësive menaxhuese, demonstrimin e qasjes sistematike, individuale dhe kujdesin  në menaxhimin e pacientëve, familjeve dhe profesionalistëve tjerë shëndetësorë.

Lëndët zgjedhore

  • Higjena spitalore dhe parandalimi i infeksioneve, 3 ECTS KREDI
  • Komunikimi në shëndetësi dhe infermieri, 3 ECTS KREDI
  • Siguria e pacientit në institucionet shëndetësorë, 3 ECTS KREDI
  • Shëndeti publik dhe nutricioni, 3 ECTS KREDI
  • Praktika infermierore e bazuar në evidencë, 3 ECTS KREDI
  • Kujdesi infermieror paliativ, 3 ECTS KREDI
  • Menaxhimi i resurseve humane, 3 ECTS KREDI
  • Kujdesi infermieror në njësitë intensive, 3 ECTS KREDI
  • Shkrim akademik, 3 ECTS KREDI
  • Anesteziologjia dhe ringjallja, 3 ECTS KREDI