Ditët e Logopedisë

Dita Evropiane e Logopedisë

6 marsin është Dita Evropiane e Logopedisë dhe Kolegji Heimerer e shënon duke organizuar një varg  aktivitetesh të cilat kontribuojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për rolin e logopedit si dhe avancimin e  Logopedisë si shkencë e re në Kosovë.

Kjo ditë lindi që në vitin 2004, kur CPLOL (komiteti permanent i logopedëve në Evropë) organizoi ditën Evropiane të Logopedisë, në mënyrë që të rriten njohuritë dhe shkathtësitë e profesionistëve shëndetësor në të gjithë Evropën. Kjo ditë konsiderohet të ketë një rëndësi të veçantë në vetëdijesimin e qytetarëve mbi çrregullimet e komunikimit dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut, të drejtat e personave me çrregullime komunikimi dhe mundësitë për të ndihmuar ata.

Mesazhi i ditës së BE-së është parandalimi i çrregullimeve të komunikimit e që mund të bëhet duke ndarë përvojat ndërmjet profesionistëve të fushës. Duke u bazuar në këtë gjithmonë,  është

Temat kryesore ndër vite:

  • 2014 “Multilinguizmi”
  • 2015 “Çrregullimet neurologjike të fituara të komunikimit”
  • “Te folurit është fuqi. Përdore që të thyesh kufijtë!”
  • 2016 “ Dispraksia”
  • “Kur janë të shkruara disa gjëra kuptohen më mirë!”
  • Temat që do të ndiqen gjatë viteve të ardhshme:
  • 2017  “Çrregullimet e Gëlltitjes”
  • 2018  “ Komunikimi alternativ augmentativ”
  • 2019  “ Loja- Si një qasje terapeutike”

Tryeza e rrumbullakët

Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Drejtor të drejtorive komunale të arsimit, Mësues, Psikologë dhe profesionistë të tjerë të ekipit multidiciplinar. Doktor shkence në fushën e logopedisë nga shtetet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia janë ftuar së bashku me qëllim kryesor avancimin dhe zhvillimin e shkencës së Logopedisë në vendin tonë.

Janë zhvilluar prezantime në shkollat e mesme të ulëta pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës me temën kyqe “Logopedia dhe puna e logopedit”. Me rastin e prezantimit u informuan mësimdhënësit për çrregullimet me të shpeshta të gjuhës, të folurit dhe komunikimit tek nxënësit.

Kreativitet dhe argëtim me fëmijët në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe sheshin “ Agim Ramadani” në Gjilan si dhe njëkohësisht informimi i qytetarëve për logopedistin dhe punën e tij. Kur themi argëtim dhe kreativitet nënkuptojmë artin dhe shkencën të dyja këto të ndërlidhura së bashku me këndin e  muzikës, vallëzimit dhe pikturës. Buzëqeshjet që na dhuronin fëmijët ishin dhe janë motivi më i madh i punës tonë.