Shkenca Shëndetësore Diagnostike

Shkencat Shëndetësore Terapeutike/Specializimi BSc Logopedi

Logopedia është profesion i ri shëndetësor në Kosovë, e cila merret me vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve dhe të rriturve të cilët kanë lloje të ndryshme të problemeve në të folur, gjuhë dhe komunikim, me ata të cilët kanë vështirësi në gëlltitje, si dhe në shkrim e lexim.

Përshkrimi i programit

Logopedisti duhet të vërë të gjitha mundësitë e tij për t’i dhënë çdokujt shanset për të komunikuar sa më mirë. Ai vlerëson natyrën, shtrirjen dhe intensitetin e çrregullimit dhe kërkon faktorët përgjegjës (psikologjik, neurologjik, afektivë, socialë dhe familjarë). Për këtë qëllim logopedisti, specialisti i trajtimeve logopedike, zgjedh aktet dhe teknikat të cilat i duken më të përshtatshme për autizmin dhe individualitetin e çdo fёmije që trajton.

 

Nëse ju zgjidhni këtë fushë të kujdesit shëndetësor, ka shumëllojshmëri të praktikave për ju në specializim. Ju mund të zgjidhni për të punuar me fëmijët me autizëm dhe fëmijët me Sindrom Down. Shumë Logopedë zgjedhin për të punuar dhe për të ndihmuar fëmijët të cilët paraqesin vështërsi në gjuhë dhe në komunikim, ku kjo përfshin mësimin, lojërat e fëmijërisë dhe rritjen e tyre. Logopedët poashtu, punojnë në shkolla me nxënësit të cilët kanë vështirësi në të shkruarit dhe të lexuarit. Gjithashtu ju mund të keni interes të punoni me fëmijët të cilët kanë problem me dëgjimin apo kanë të vendosur Implant Koklear ku pas kësaj iu nevojitet trajtim logopedik për të përfituar gjuhën.

 

Shërbimet logopedike zakonisht përfshijnë:

  • Një vlerësim individual, gjatë së cilës personi, familja dhe logopedisti përcaktojnë qëllimet e personit (Klientit/Pacientit).
  • Ndërhyrje të përshtatur për të përmirësuar aftësinë e të folurit dhe komunikimit tek fëmijët dhe tek të rriturit për arritjen e objektivave të vendosura.
  • Një vlerësim të rezultateve për të siguruar që qëllimet të cilat janë caktuar më parë, janë përmbushur dhe/ose të bëjmë ndryshime në planin e ndërhyrjes.
  • Shërbimet logopedike mund të përfshijnë vlerësimin logopedik i cili konsiston në vëzhgimet e fëmijës në tё gjitha situatat, testin e zhvillimit tё gjuhës, bisedën me familjarët e tij dhe mendimin e specialistëve tё tjerё pёr tё.

 

Ai çdramatizon situatën dhe mbështet prindin gjatë kësaj kohe dhe gjatë trajtimeve logopedike. Zakonisht, ai mund të propozojё një ekzaminim më të hollësishëm, të mbështesë në formën e këshillave, të kërkojë vlerёsime plotësuese dhe të vendosë oraret e një trajtimi logopedik.

 

Detyrë e rëndësishme e logopedistit, e cila merr tjetër përmbajtje në kushtet e vendit tonë, është edhe sensibilizimi për problemet logopedike dhe rëndësinё e trajtimit tё tyre. Pёr kёtё ai merr pjesё nё takime tё ndryshme qё kanё si qёllim aftёsimin e fёmijёve pёr shkëmbime verbale.

Logopedistët mund të ofrojnë shërbimet e tyre në:

  • spitale, klinika publike apo klinika private
  • qendra rehabilituese, qendra të shëndetit mendor dhe në institucionet parashkollore.
  • shtëpi apo shkolla.
  • qendra të ndryshme ku ofrohen trajtimet logopedike.