Modulet PPSH/FPI

Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri

Modulet e Studimit

Viti i I-rë

Semestri i I-rë

  • Kujdesi Infermieror, 10 ECTS

Pasqyrim i vet koncepteve të kujdesit; Përkufizimet  teorike të infermierisë dhe koncepteve infermierore si bazament nga praktika infermierore; Karakteristikat dhe fenomenet e praktikës infermierore; Eksperiencat profesionale infermierore; Infermieria si profesion dhe profesionalizmi në shekullin e 20-të; Imazhi i njeriut në Infermieri; Sistematizimi dhe organizimi i punës infermierore; Kërkesat e shoqërisë për profesionin e infermierit sot dhe kërkesat e profileve të reja në praktikën infermierore.

Historia dhe identiteti profesional i Infermierisë; Zhvillimi historik dhe rrënjët e infermierisë profesionale; Imazhi i njeriut në infermieri.

  • Hyrje ne metodat kualitative dhe kuantitative, 5 ECTS

Ky modul paraqet hyrjen në hulumtim dhe rendësin e tij ne Infermieri  sikurse procesin e hulumtimit, kërkimin e literaturës dhe analizimin sistematik të artikujve hulumtues. Përvoja në vështrim, observimi, metodat e intervistave, planifikimi eksperimental dhe vlerësimin e studimeve; Standardet e vlerësimit; Teoritë relevante shkencore; Racionalizmi kritik; Fenomenologjia; Hermeneutika, Sistemet teorike; Bazat e teorive shkencore; Parimet e hulumtimeve sociale cilësore; Kriteret e cilësisë, Metodat kualitative (p.sh vëzhgimi i pjesëmarrësve, intervista, grup diskutimi); Pyetësorët; Kombinimi i metodave të hulumtimit dhe analizën e të dhënave me qëllim të zbatimit të mbështetjes IT.

  • Etika dhe filozofia ne kujdesin infermieror në përputhje me legjislacionin e kujdesit, 5 ECTS

Moduli shqyrton konceptet bazë të Etikës; përfshirë Bioetikën; Etikën mjekësore; Deontologjinë; Etikën e Biznesit; Legjislacionin kombëtar e ndërkombëtar në fushën e mjekësisë, bazuar në të drejtat e njeriut si princip bazë, e të cilat konsiderohen si të domosdoshme për formimin etiko-profesional të profesionistëve të ardhsëm shëndetësor, siç janë edhe infermieret; Gjithashtu, do të trajtohen edhe një sërë parimesh dhe rregullash profesionale, të cilat përcaktojnë standardet që duhet të udhëheqin sjelljen e personelit shëndetësor në shërbim të të sëmurëve. Përveç material teorik, gjatë ligjëratave do të ketë edhe ilustrim të rasteve përmes shembujve në trajtë të situatave dhe dilemave të etiko- profesionale që mund të hasen në praktikën e përditshme mjekësore.

  • Kujdesi infermieror për fëmijët dhe adoleshentet, 5 ECTS

Teknikat e komunikimit me fëmijët dhe prindërit; mëson se si dhe kur do të aplikojë modelet pediatrike teorike (Modeli Nottingham) në praktikë; mëson në lidhje me rëndësinë e kujdesit parandalues në pediatri; mëson konceptet themelore të aktiviteteve parandaluese dhe edukimin infermieror shëndetësor për fëmijët; mëson konceptet themelore të edukimit shëndetësor për fëmijët e sëmurë dhe prindërit e tyre; mëson praktikën infermierore për fëmijët e pafavorizuar nga shoqëria; familjarizohet me ndërhyrjet tipike për trajtimin e fëmijëve, në nivelet primare, sekondare dhe terciare; Mëson parimet e ofrimit të kujdesit infermieror në fusha të ndryshme të mjekësisë për fëmijët e sëmurë deri në fazën terminale e jetës.

  • Lëndë Zgjedhore I (Shkrim akademik), 10 ECTS

Kërkim në data-bazë; Të lexuarit akademik; shkrimi akademik, rregullat e citimit; Principet e praktikës së mirë shkencore; Prezantimet orale përfshirë Microsoft PowerPoint; Përdorimi i librarisë; Njohja e strukturës së të shkruarit akademik; Zhvillimi i njohurive dhe i shkathtësive në të shkruarit akademik; Njohja e stilit APA në të raportuar.

Semestri i II-të

  • Shëndeti Publik, 5 ECTS

Shëndeti dhe Sëmundja në grupet e popullatës;  Përcaktuesit social dhe mjekësor të shëndetit dhe sëmundjes; Parimet epidemiologjike; Politika shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare; Të hulumtojë përhapjen e sëmundjeve, gjendjeve ose fenomeneve të lidhura ngushtë për shëndetin e një popullate të caktuar si dhe aplikimin e kësaj shkence në mbizotërimin e problemeve shëndetësore; Të zhvillojë njohuritë lidhur me kuptimin e epidemiologjisë së sëmundjeve duke kuptuar metodat kryesore epidemiologjike; Të zhvillojë parimet themelore të rëndësisë së informatës epidemiologjike në parandalimin e sëmundjeve.

  • Legjislacioni e drejta e punës dhe e edukimit, 10 ECTS

E drejta e marrëveshjes së punës; Përfundimi i marrëdhënies së punës; Ligji i mbrojtjes në punë; Ligji i mbrojtjes kolektive në punë; Përgjegjësia e dokumentimit; E drejta e përkujdesjes; E drejta e trashëgimisë; Ligji mbi profesionet dhe ushtrimin e tyre; Rregullimi ligjor i bartësve të arsimit profesional; Përgjegjësit juridike të shkollave profesionale; Përgjegjësit juridike të Trajnerëve,/Këshilluesve në hapësirën shëndetësore; Sigurimet ligjore shëndetësore; Pjesëmarrjen e njerëzve me aftësi të  kufizuara ne edukim; Marrëdhëniet ligjore midis qendrave shëndetësore të sigurimit shëndetësore/infermieror/ agjencive të asistencës sociale dhe pacientët/pacientët që kanë nevojë për përkujdesje; Ligji për shëndet publik.

  • Bazat e menaxhimit të procesit edukativ, 5 ECTS

Qarku i kontrollit të menaxhimit të procesit të arsimimit; Vizioni dhe misioni; Programi (shërbimet dhe produktet e institucioneve arsimore); Provimi(matja e  arritjeve); Menaxhimi i transferimit të njohurive; Vlerësimi; Kontrollimi i programit; Zonat e veçanta të mundshme të  psikologjisë pedagogjike;  Mësuesi/ja/Trajneri i mirë dhe udhëheqësi i kursit në shkolla dhe në organizatat e arsimimit; Interaksioni pedagogjik në shkollë; Interaksion pedagogjik në arsimimin e të rriturve; Zhvillimi i mjedisit;  Mjedisi i mësimdhënies në shkolla dhe  biznesi si mjedis i të mësuarit; Mësimdhënia dhe paraqitja e rrethanave të mësuarit.

  • Mësimdhënia dhe mësimnxënia, 10 ECTS

Metodat në kontekstin e planifikimit të mësimit; Format e mësimdhënies; Format sociale; Metodat; Mediat në arsim; Krijimin dhe hartimin e materialeve mësimore; Ushtrime duke përdorur metoda të ndryshme; Roli mësuesit, bashkëveprimi me modele të sjelljes me të huajt dhe me vet vetën; Kushtet dhe mundësitë e projektimit të aftësimit praktik; Metodat mësimore, planifikimin e trajnimit praktik; Matja e performancës, karakteristikat dhe përmbajtjet pedagogjike; Feedback; Reagime; Vlerësim; Notim; Testim;  Aspektet ligjore të matjeve të performancës dhe analiza.

  • Psikologji, 5 ECTS

Në përgjithësi tema e ekzaminimit në psikologji dhe pikëpamje për ekzaminimin në disiplinat e psikologjisë së të mësuarit (nxënit); Psikologjia e motivimit; Psikologjia sociale; Psikologjia e zhvillimit; Psikologjia  e punës; Psikologjia pedagogjike.

Viti i II-të

Semestri i III-të

  • Kujdesi infermieror tek të moshuarit, 5 ECTS KREDI

Përkujdesje geriatrike; Kurse për sëmundjet geriatrike; Kujdesi dhe format e reja të kujdesit të njerëzve të moshuar në shtëpi pleqsh apo ambulator; Këshillimi dhe trajnimi i familjareve lidhur me demencën; Terapia infermierore; Metodat (p.sh. puna e kujtesës, kinestetika, Bobath, menaxhimi dhe organizimi i grupeve të demencës, terapi muzikore, integrimin e terapive të reja dhe këshilla për familjen, trajnim dhe këshillim për vullnetarët etj. ); Hulumtimet e fundit për përkujdesjen ndaj të moshuarve.

  • Gerontologji dhe rehabilitim, 5 ECTS KREDI

Format e menaxhimit të kujdesit/tipik të menaxhimit të sëmundjeve kronike; Shembuj kyç të veçantë të kujdesit shëndetësor të integruar; Përkujdesja Pathway; Përkujdesja/menaxhimi i rasteve në praktikë (p.sh përkujdesja ambulatore); Menaxhimin dhe zhvillimin e organizimit të përkujdesjes; Format e kujdesit shëndetësor të integruar; Njohja me aspektet fiziologjike të plakjes dhe lidhur me adaptimin somatik dhe psikosocial dhe ndryshimet në proceset e tyre patologjike; Aspektet mjekësore të të moshuarve dhe sëmundjet geriatrike (me pikë kyçe demencën); Relevanca e sëmundjeve geriatrike për udhëheqjen dhe menaxhimin  e ambulantëve dhe të objekteve stacionare shëndetësore.

  • Sociologjia e shëndetit dhe sëmundjeve, 5 ECTS KREDI

Vrojtimet bazë të sociologjisë; Bazat metodike; Socializmi; Pabarazia sociale; Varfëria; Rrjeti social dhe mbështetja sociale; Kuptimi i politikave shëndetësore dhe politikave sociale si dhe ndikimi i tyre në shëndetin dhe mirëqenien e të moshuarve; Lidhja në mes të individëve, familjes, grupeve, komunitetit dhe shoqërisë sikurse roli gjinor dhe kulturor në vend.

Të kuptuarit e politikave shëndetësore dhe politikave sociale nga studentët.

  • Pedagogjia shkollore, 10 ECTS KREDI

Pyetjet bazë të pedagogjisë shkollore; Bazat e përgjithshme teorike; Konceptet e edukimit dhe arsimimit, qëllimet, normat dhe vlerat, historia e pedagogjisë me fokus të veçante në Infermieri gjegjësisht në pedagogjinë profesionale; Mësimdhënia dhe mësimnxënia; Teoritë e të mësuarit dhe proceset e të mësuarit; Faktorët e të mësuarit.

  • Principet e didaktikës profesionale, 5 ECTS KREDI

Ekzaminimin sistematik të teorive moderne të mësimit të përgjithshëm; Ndryshimi nga shkencat humane në një didaktikë kritike konstruktive; Aspekte të mësimdhënies konstruktive; Arsyetimi didaktik i vendimit për  parimet e mësimit.; Planifikimi, zbatimi i pjesshëm dhe vlerësimi i mësimit; Metodat dhe mediat të cilat  vihet në shënjestër për përdorimin e tyre; Vlerësimin e mësimdhënies; Lidhje me didaktikën e përgjithshme, kushtet fillestare të metodologjisë së mësimdhënies  infermierike; Hyrje në teori dhe praktikë mësimore të didaktikës; Dallueshmëria në mes të programit mësimore dhe kurikulave; Zhvillimin e linjave të teorisë moderne të kurrikulumit, aspektet pedagogjike të kurrikulave; Kurrikulat në arsimin infermierior, shembuj të qasjeve të fundit të kurrikulave.

Semestri i IV-të

  • Organizimi, Menaxhimi dhe Udhëheqja në Shëndetësi dhe Kujdes Infermeror, 5 ECTS KREDI

Shkaqet shoqërore dhe pasojat e sëmundjeve kronike (shkaqet e zhvillimit, stigmatizimit etj. ).

Zhvillimi i shërbimeve shëndetësore kërkimore; Format e menaxhimit të kujdesit/tipike të menaxhimit të sëmundjeve kronike; Sëmundjet onkologjike dhe menaxhimi i kujdesit si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat; Përkujdesja/menaxhimi i rasteve në praktikë(p.sh përkujdesja ambulatore); Menaxhimin dhe zhvillimin e organizimit të përkujdesjes; Konceptet e tanishme te menaxhimit të kujdesit infermieror.

Menaxhimi i procesit të sëmundjes, zhvillimin e strategjisë përballuese për sëmundjet e zgjedhura; Trajekt menaxhment sipas Corbin dhe Straus, vet përkujdesje; Tregu dhe konkurrenca; Lidhshmëria në mes të organizatës që mëson dhe shërbimeve kualitative; Bazat e menaxhimit të proceseve.

  • Shkathtësitë e komunikimit dhe metodat e zgjedhura të moderimit, 5 ECTS KREDI

Definicionet bazë të moderimit; Metodat e hapjes së sencave moderuese;

Metodat e ndihmës së njohjes së ndërsjellët në grup; Teknikat e moderimit; Ushtrime të moderimit përmes rasteve; Sqarimi i detyrës para marrjes së detyrës se moderimit; Prezantim; Reflektim. Modelet e zgjedhura të komunikimit; Modelet bazë të rrjedhjes së bisedës.  Përshtatja-adaptimi në bisedën e cila ka në qendër klientin; Njohja e bazave teorike të komunikimit; Modelet e zgjedhura të komunikimit.

  • Aspektet e pedagogjisë profesionale, 5 ECTS KREDI

Të përpunohen bashkërisht me studentët përmbajtjet bazë për lëndën; Aspektet e pedagogjisë profesionale, të arriturat dhe perspektivat në fushën e edukimit profesional në shëndetësi; Të udhëzohen vijuesit në kërkimin e përmbajtjeve aktuale në sferën e njohjes së aspekteve pedagogjike profesionale dhe kërkesave të reja që ndihmojnë në njohjen e strategjive të implementimin e njohurive profesionale në praktikë; Vijuesit të identifikojnë burimet relevante dhe të aftësohen sistematikisht në kërkimin e informacioneve në resurset aktuale që ofrojnë mjetet elektronike bashkëkohore lidhur me arritjet në mjekësi me theks të posaçëm ne inferimeri.

  • Pedagogjia për mësimin e të rriturve, 5 ECTS KREDI

Hyrje në edukimin e të rriturve; Përkufizimet bazë; Zhvillimi demografik; Arsimi i të rriturve;  Qasja në teori; Qëllimet dhe metodat; Edukimi dhe ligjërimi; Të mësuarit gjatë gjithë jetës;   Qëllimet e të mësuarit, vlerësimi i të mësuarit, bazat teorike te planifikimi i mësimit, observimi i ligjëratave, identifikimi dhe paraqitja e kritereve të vlerësimit, vlerësimi dhe interpretimi i ligjërimit.

  • Faza e praktikës se integruar, 10 ECTS KREDI

Analizimi i detyrave, ecuritë dhe strukturat e disa institucioneve; Hospitimet e ligjëratave me vlerësim përmbyllës dhe reflektim; Baza të njohurive nga semestri paraprak i studimeve është vazhduar dhe testohen në veprime konkrete; Studentët paraqesin veprimet e tyre të planifikuara në një kontekst të bazuar në praktikë; Ata mbledhin përvoja në punën e tyre në institucionet e kujdesit dhe arsimimit dhe në lidhje me aspektet organizative po ashtu transferimin apo lidhjen nga teoria në praktike.

Viti i III-të

Semestri i V-të

  • Gjuhë angleze, 5 ECTS KREDI

Përkufizimet bazë mjekësore; Aftësimi në gjuhën angleze për të shfrytëzuar literaturën mjekësore ose përgatiten për qëndrim në një vend të huaj; Në këtë modul ata marrin njohuri hyrëse në zhargonin e gjuhës profesionale mjekësore infermierore; Sigurimi i njohurive mbi shkurtesat mjekësore si dhe normat më të rëndësishme standarde në Infermieri

  • Metodologjia e procesit të punës në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe infermieror, 5 ECTS KREDI

Përvoja në vështrim(observim); Metodat e intervistave; Planifikimi eksperimental; Planifikimi për vlerësimin e studimeve; Standardet e vlerësimit; Bazat e ekonomisë, ndërmarrjes dhe menaxhimit te kualitetit; Auswir-efektet e ndarjes kombëtare dhe ndërkombëtare të punës; Tregu dhe konkurrenca; Lidhshmëria në mes të organizatës dhe shërbimeve kualitative. Qëllimi dhe funksioni i institucioneve shëndetësore; Bazat e menaxhimit të proceseve, orientimi intern dhe ekstern në klient; Kualiteti i strukturës,  proceseve dhe rezultateve; Total Quality Management; Sisteme të zgjedhura të cilësisë; DIN EN ISO, EFQM, KTQ; Implementimi i sistemeve të cilësisë në ndërmarrje

  • Dhimbja dhe menaxhimi i dhimbjes, 5 ECTS KREDI

Trajtimi i dhimbjes me medikamente; Fiziologjia e dhimbjes; Bazat farmakologjike; Ndikimet anësore të medikamenteve; Terapia jo-medikale; Masat me ndikim primar  periferik; Masat me ndikim primar  central; Stimulimi bazal.

  • Psikologjia e shëndetit dhe shkathtësitë bazike në këshillim, 5 ECTS KREDI

Sjellja shëndetësore dhe njohja e shëndetit; Mirëqenia dhe kualiteti i jetës; Stresi, përballja dhe shëndeti; Personaliteti dhe shëndeti/Elasticiteti; Përdorimi i qasjes/pikëpamjeve dhe modelet e sjelljes në parandalim, kurim dhe rehabilitim; Ndryshimi i pikëpamjeve përmes komunikimit (Elaboration-Likelihood-Modell sipas Petty & Caccioppo); Motivimi dhe kompliansa; Përceptimi i rrezikut dhe komunikimi; Hyrje në komunikimin verbal dhe non-verbal; Bazat dhe modelet e NPL-se; Karakteristikat dhe synimet e këshillimit të klientëve dhe pacientëve; Fushat e përdorimit të këshillimit; këshillimit infermieror dhe trajtimit shëndetësor; Aktivizim në vend të mësimit.

Semestri i VI-të

  • Faza e praktikës, 10 ECTS KREDI

Zhvillimi i pyetjeve të praktikave përkatëse në përputhje me rregullat e punës shkencore   (vendosja e qëllimit, parashtrimi i pyetjes, metodologjia, paraqitja e rezultateve, konsekuencat); Analizë ndër- disiplinore dhe reflektim mbi pyetjet e zgjedhura  si dhe sqarimin e dizajnit të intervenimit. Sqarim individual i pyetjeve themelore dhe profesionale përkitazi me rastin. Para-përgatitjen dhe përpunimin e procesit të zgjidhjes së problemit, monitorimin e procesit të mbështetjes.

  • Lëndë Zgjedhore II (Gjuhë Gjermane), 5 ECTS KREDI

Studenti është i aftë të komunikojë në gjermanisht me një fjalor të pasur, si dhe te prezantojë dhe jap informacione; Situatat ne spital; Aftësi në një gjuhë të huaj për të shfrytëzuar literaturën mjekësore ose përgatiten për qëndrim në një vend të huaj; marrja njohurive hyrëse në zhargonin e gjuhës profesionale mjekësore- infermierore; Përveç kësaj do të sigurojnë njohuri mbi shkurtesat mjekësore, si dhe normat më të rëndësishme standarde ne Infermieri.

  • Projekti, 5 ECTS KREDI

Thellimi në hapat e procesit të hulumtimit; Planifikimi i projektit; Zhvillimi i pyetjes së hulumtimit, Kriteret e zgjedhjes së mostrës; Dizajni i hulumtimit; Metoda e mbledhjes së të dhënave; Fiksimi dhe vlerësimi si dhe paraqitja e rezultateve; Përpilimi i një raporti për mbarëvajtjen e procesit të hulumtimit.

  • Modul BSc. Diploma, 10 ECTS KREDI

Përpunimi i një pyetje kërkimore të vet-zgjedhur nga shkencat infermierore apo pedagogjia infermierore; Studentët formulojnë një hetim të pavarur shkencor që do të përpunohet nga paraqitja e pyetjes hulumtuese në fushën e pedagogjisë infermierore ose të shkencave infermierore, duke përfshirë edhe shkenca tjera të ngjashme; Kjo pyetje do të punohet përbrenda një kohe të caktuar që përfshinë punën vetanake të studentit, e paraqitur gjerësisht, duke përdorur metodën shkencore si dhe aplikimin e njohurive te fituara; Fitimi i njohurive po ashtu edhe  procesi i fitimit te njohurive janë objekt shkencor i diskutimeve në mënyrë kritike në perspektiven praktike profesionale; i tërë procesi do të jetë në mënyrë të shkruar.