Dekanati PPSH/FPI

Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri

Dekan i Programit

PhD.Cand.Florim Gallopeni

florim.gallopeni@kolegji-heimerer.eu

Florim Gallopeni i lindur me 20.11.1983, studimet bazike kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Psikologjisë dhe pastaj vazhdoj me studimet Master në Psikologjinë Klinike përmes Projektit të TEMPUS-it. Aktualisht Florim Gallopeni është në studimet e doktoratës në universitetin University Autonoma de Barcelona në drejtimin Psikologji Klinike dhe Shëndetësore.

Florim Gallopeni ka përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë që nga viti 2010, përvojë të gjatë pune në institucione të ndryshme, Psikolog Klinik në Institutin ATOMI, që nga viti 2011, Psikolog Klinik në institucione të trajtimit të fëmijëve me Autizëm, Psikolog në Fondacioni Together, Psikolog në mbështetjen e familjeve strehuese në qendrat për punë sociale përmes Amici Dei Bambini, National Supervisory Psychologist at Mensa Kosovo, dhe angazhime të tjera në projekte të ndryshme hulumtuese dhe profesionale.

Florim Gallopeni ka marrë pjesë në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare me prezantime Poster dhe prezantime Orale, po ashtu ka publikuar disa punime shkencore në revista me renome në botë, së fundmi Florim Gallopeni është edhe Reviewer në revistat e Elsevier.

 

Asistente për praktika

Msc.Blerta Kryeziu

blerta.kryeziu@kolegji-heimerer.eu
Blerta Kryeziu studimet themelore i ka të përfunduara  në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë, Departamentin e Infermierisë dhe Mamive.

Aktualisht është në përfundim të studimeve Master MSc. Edukimi në Kujdesin Shëndetësor, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë.

Përvojë pune në lëminë e stomatologjisë për gjashtë vite me radhë dhe katër vite në lëminë e gjinekologjisë me obstetrikë.

E angazhuar si staf akademik përgjatë  dy viteve në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë.

Në Kolegjin Heimerer puna e saj është e fokusuar në organizimin dhe mbikëqyrjen e  mbarëvajtjes së praktikave në Departamentin: Pedagogji Profesionale në Shëndetësi/ Fusha Profesionale Infermieri po ashtu edhe asistente në disa module në Departamentin e Infermierisë.