Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri

Përshkrimi i programit

Programi i studimeve Bachelor Pedagogji Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri u mundëson të diplomuarve të kenë kualifikim profesional pedagogjik shëndetësor infermieror dhe arritjen e gradës shkencore Bachelor. Promovimi i shëndetit i kontribuon vazhdimisht ngritjes së vetëdijes së popullatës me qëllim përmirësimin dhe pasjen në kontroll të shëndetit të tyre, duke filluar nga sjelljet personale, për të vazhduar në rrethin social dhe mjedisor.

Programi studimor Pedagogjia   Profesionale   në   Shëndetësi/Fusha   Profesionale   Infermieri i jep një qasje të re sistemit të edukimit shëndetësorë dhe arsimit në Kosovë.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit të studimeve, kandidatët janë të përgatitur të angazhohen me sukses në këto hapësira profesionale brenda sistemit shëndetësor dhe arsimor të Republikës së Kosovës, Rajonit dhe Evropës.

  • Informim, këshillim dhe edukim shëndetësor me qëllim parandalimi
  • Informim, këshillim dhe edukim shëndetësor të pacientëve
  • Ofrim autonom i shërbimeve profesionale të kujdesit infermieror në nivelin primar, sekondar dhe terciar
  • Angazhim në edukim në shkollat e përgjithshme dhe profesionale
  • Mbështetje në hulumtimin infermieror
  • Ekspertizë profesionale të problemeve infermierore
  • Veprimtari këshillimore të temave infermierore (sigurimi shëndetësor, udhëheqja e ambulancave infermierore)
  • Udhëheqje e grupeve punuese të përkujdesjes