Për ne

Për ne

BPrAL Kolegji Heimerer është themeluar dhe akredituar për herë të parë në vitin 2010. Institucioni, bazament të tij ka Institutin e Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri dhe Institucionin arsimor gjerman Heimerer GmbH me përvojë 30-vjeçare në arsim profesional. Frymëzim kryesor për krijimin e këtij institucioniishte nevoja e menjëhershme për sigurimin e kualifikimeve të reja në fushën e shkencave të shëndetit dhe infermierisë, në përputhje me kërkesat e shëndetit dhe të sistemit arsimor të vendit tonë dhe të standardeve të Bashkimit Evropian për këto kualifikime.

Arritja e këtij synimi bazohet në posedimin e resurseve optimale për një institucion të tillë arsimor, por edhe në mbështetjen e një rrjeti të gjerë të bashkëpunimit me institucione të ngjashme në Evropë.

Një konstelacion i tillë i bashkëveprimitinstitucional mes Kosovës dhe Gjermanisë, gjegjësisht, vendeve gjermano-folëse, paraqet një siguri solide dhe të shëndoshë për implementim të suksesshëm të programeve studimore në vend, me standarde evropiane…

Në mungesë të kapaciteteve humane; posaçërisht në hapësira specifike, BPrAL Kolegji Heimerer fillimisht është orientuar në programe të akredituara në vendet e BE-së, duke i adaptuar në rrethanat dhe nevojat lokale. Përvojat paraprake disavjeçare në bashkëpunim më institucionet e Republikës së Kosovës, i ka mundësuarinstitucionit tonë, që pos kërkesave për kualifikime të reja, të identifikoi edhe mangësitë në kualifikimet ekzistues si dhe nevojat për njohuri dhe aftësi të reja të specializimit në fushat e veçanta në vend. Këto të dhëna kanë ndihmuar në mënyrë sistematike, adaptimin dhe përshtatjen e programeve studimore.

BPrAL Kolegji Heimerer përmes programeve të akredituara në shtetet e BE-së si dhe me përvojat bashkëkohore të mësimdhënies dhe me një sistem të avancuar të përcjelljes së cilësisë së punës teorike dhe praktike të studentëve, synon që duke ofruar kualifikime cilësore profesionale në fushat shëndetësore të vendos standarde evropiane në hapësirën e kualifikimeve profesionale në Kosovë…