Filozofia, Misioni dhe Vizioni

Filozofia

Në qendër të filozofisë sonë të ndërmarrësisë është qenia njerëzore, ndërsa studimet janë pjesë kyçe e jetës sonë dhe ne e organizojmë këtë pjesë shumë të rëndësishme të jetës me studentët tanë sipas kësaj filozofie.

Arsimi është më shumë se arritja e një grade akademike! Si proces, ai ngërthen në vete, përveç njohurive profesionale, edhe ngritjen e personalitetit dhe një sistem të qëndrueshëm të vlerave të mirëfillta. Andaj, në programet tona të studimit, ne u ofrojmë studentëve tanë një mbështetje dhe avancim individual në gjithë kompleksitetin e tyre si qenie njerëzore, duke vënë në pah përparësitë individuale të secilit për një karrierë të suksesshme!

Misioni

Misioni i Kolegjit Heimerer është të implementojë planprogramet mësimore me mësimdhënës të kualifikuar dhe metodologji bashkëkohore, që mundësojnë arritjen e standardeve evropiane për edukim të profesionistëve shëndetësorë, duke rezultuar në cilësi të matshme të shkathtësive dhe njohurive profesionale. Instucioni ynë synon që përmes programeve studimore të ofrojë formimin dhe avancimin e aftësive individuale të studentëve për të përfituar dije e për ta përdorë atë në interes të individit e të shoqërisë. Duke ofruar një arsimim cilësor dhe të orientuar në kërkesat e shoqërisë dhe tregut, Kolegji Heimerer synon mbështetjen e edukimit të shoqërisë me vlerat demokratike dhe qytetare dhe njëkohësisht ngritjen e shprehive të suksesit në ekonominë e tregut.

Vizioni

Vizioni i Kolegjit Heimerer është të jetë shkollë udhëheqëse në Kosovë dhe rajon për arsimin profesional në fushat e Shëndetësisë dhe Infermierisë.