Konferenca Evropiane e Gjuhës dhe të Folurit

Start Time

6 MAR, 2017
10:00 AM

End Time

7 MAR, 2017
18: PM

Location

Kolegji Heimerer

speakers

Prof.Fitim Uka

MSc.Anisa Hasani

Konferenca Evropiane e Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

 

6-7 Mars, 2017

Kolegji “Heimerer”, Prishtinë

 

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve:

20 Janar, 2017

 

Rreth Konferencës

Kolegji “Heimerer” ka kënaqësinë të ju njoftojë për mbajtjen e Konferencës Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit. Konferenca është planifikuar të mbahet në Kolegjin Heimerer me datë 6 dhe 7 Mars 2017 dhe ka për qëllim që të sigurojë një forum pë të prezantuar punimet tuaja shkencore që kanë të bëjnë me gjuhën, të folurit, komunikimin dhe të gjithë faktorët influencues. Gjithashtu, kjo konferencë është platforma e duhur për të diskutuar zhvilimet e fundit në fushën e terapisë së gjuhës dhe të folurit. Ne jemi të sigurt që përfundimet e kësaj konference mund të kenë ndikim pozitiv në hartimin e strategjive që promovojnë shkencat shendetësore. Andaj, Kolegji Heimerer ka kënaqësinë e madhe që të ju mirëpres të gjithëve në këtë konferencë.

Dorëzimi i abstrakteve:

Ftoheni të dorëzoni abstraktet tuaja në mënyrë elektronike në email adresën:

Abstraktet@kolegji-heimerer.eu .

 

Abstrakti duhet të përmbajë:

  • Titullin e Prezantimit;
  • Autorët dhe Afiliacionin;
  • Hyrja (duke përfshirë pyetjen hulumtuese);
  • Metodologjia;
  • Rezultatet;
  • Diskutimi (duke përfshirë implikimet praktike).

Shënim:

  • Abstrakti nuk duhet të jëtë më i gjatë se 400 fjalë;
  • Tregoni llojin e prezantimit (shkruaj prezantim poster ose prezantim oral në krye të dokumentit);

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 20 Janar 2017.

 

Aktivitetet Shtesë të Konferencës:

 

Debati

Përpos programit shkencor, do të realizohen edhe debate shkencore me ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të terapisë së gjuhës dhe të folurit, ku do të shtjellohen vështirësitë dhe sfidat e implementimit të terapisë së gjuhës dhe të folurit në vendin tonë.

 

Workshop-et

Ekspertë ndërkombëtarë në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer gjithashtu, do të realizojnë workshop-e me tema të ndryshme dhe relevante për terapinë e gjuhës dhe të folurit. Regjistrimi për workshop-e do të bëhet ndaras nga regjistrimi për Konferencë, numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar.

Aktivitete

Si pjesë e Konferencës, do të organizohen edhe aktivitete intervenuese në sheshin “Nënë Tereza” me fëmijë të cilët kanë vështërsi gjuhësore dhe në të folur.

 

Data të rëndësishme:

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 20 Janar, 2017

Lajmërimi për pranimin e abstrakteve: 10 Shkurt, 2017

Afati i fundit për regjistrimin e pjësëmarrësve në Konferencë: 15 Shkurt, 2017

 

Regjistrimi:

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të shkruajnë në email adresën:

regjistrimi@kolegji-heimerer.edu

 

Broshura 1